Nevoja për integrim të brendshëm dhe integrimet evropiane
20 vjet pas rrëzimit të Murit të Berlinit, Kancelari i atëhershëm Gjerman, Helmut Kohl, kishte besuar së është hapur rruga e integrimit të pjesës tjetër të Evropës në BE. Por, ndodhi diçka që për rrjedhat politike të kohës ishte e pritshme, por jo edhe e parashikueshme, që në vend të integrimit mes popujve pas rrëzimit të perdes së hekurt, ndodhi fragmentimi, posaçërisht në trevat e Jugosllavisë, ku drejtat e pakicave përbenin një problem për vete qëndrueshmërinë e federatës. Dhe gjate terë kohës sa është menduar së rrënja e komunizmit, do shkaktoj përfundimin e problemeve madhore në Evropë, shpërtheu vala e ringjalljes së nevojave për avancim të drejtave të njeriut-pakicave.
Në Kosovë më ndërhyrjen e NATO-së ishte hapur debati së cila do jetë pozita e minoriteteve, posaçërisht në valën e kërkesës së shumicës shqiptare për pavarësi, së si do reagojnë dhe si do respektohen drejtat e pakicave në një shoqëri të fragmentuar. Integrimet evropiane kërkojnë dhe parashtrojnë nevojën për një shtet funksional, gjë që shkakton problem në qasjen evropiane ndaj procesit integrues në rastin e Kosovës, sepse mos përfshirja e serbeve në proceset vendimmarrëse, e ndikuar nga ndërhyrja e Beogradit, krijon përshtypjen së shtetit funksional është i vështire i arritshëm, por edhe i implementueshem.
Raporti i progresit për Kosovën i këtij viti adreson sukseset dhe sfidat më të cilat përballet Kosova në integrimin e minoriteteve, si hap përpara, në implementim të kritereve politike të Kopenhagës. Integrimi i pakicave në Kosove, duhet të realizohet në baze të një strategjie që synon diskriminim pozitiv për të gjitha pakicat, e jo kundrejt vetëm një pakice, sepse kjo do shkaktonte pengesa të mëdha në adresimin e problemeve, çka do mund edhe më shume të shprehte nxitje të pakënaqësisë së tyre.
Për qeverinë e Kosovës dokumentet më të larta juridike të vendit sigurojnë barazinë e të gjitha komuniteteve dhe integrimin e pakicave kombëtare. Por sa është reale që pritet së këto dokumente do të kenë qasje të barabarte për të gjitha pakicat? Nevoje urgjente është që të parashtrohen sfidat reale në integrim të pakicave, punësimi në sektorin publik, edukimi në gjuhen amtare, dhe këto kërkojnë më shume zgjidhje politike, sesa praktike, sepse nevojitet që të forcohet besimi ndaj institucioneve të Kosovës, gjë që është e mundur përmes hapave praktik në zgjidhjen e problemeve të përditshme.
Bashkimi Evropian është i ndërtuar mbi bazën e diversitetit etnik, fetar dhe kulturor, çka nga në duhet vlerësuar si vlere, sepse Kosova paraqet një mozaik etnik dhe fetar, që do mund të ishte shembull për marrëdhënie ndëretnike. Por lufta ka lëne pasojat e veta, ndonëse dhuna në Kosova ka marrë fund, ka ende të tillë që nuk duan të kthehen dhe nuk shohin ardhmëri në komunitetet ku kanë jetuar më parë.
Tani pas pavarësimit mund të thuhet se ka të drejta afirmative për minoritetet që jetojnë në Kosovë. Është çështje tjetër që Kosova është larg një standardi të kënaqshëm ekonomik por legjislacioni dhe institucionet janë të dedikuara për një përkujdesje më të madhe për pakicat, duke përvetësuar parimin e integrimit në baza të barabarta dhe respektimin e identitetit dhe përkatësisë të te gjithë qytetarëve.
Krejt kjo më lartë lidhet me një qëllim të përbashkët, Integrimet Evropiane. Integrimet evropiane sot janë prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimorë. Kosova nuk bënë përjashtim nga ky rreth. Por a është Kosova në pozitë të barabartë me shtete fqinje? Gjithsesi jo. Kosova përjashto Bosnjën ka dalë me shkatërrimet më të mëdha nga lufta e vitit 1999. Nevoja për integrime evropiane sot na paraqitet si domosdoshmëri por megjithatë vullneti ynë nuk nënkupton edhe vullnetin e strukturave vendimmarrëse në Bashkimin Evropian. Kosova si shtet i ri duhet që para së gjithash të prodhojë integrim të brendshëm. Me integrim të brendshëm kuptojmë krijimin e kushteve si politike po ashtu edhe ekonomike që të gjitha minoritetet në Kosovë të ndjenjë se jetojnë jo vetëm në shtëpinë e tyre por edhe në shtetin e tyre.
Megjithëse pretendohet të janë bërë përparime të mëdha në ripajtimin ndëretnik në Kosovë realiteti në terren nuk e dëshmon një pretendim të tillë. Kemi pjesën veriore të Mitrovicës si njërën ndër zonat më problematike për sa i përket integrimit ndër etnik jo vetëm se nuk ka bashkëpunim dhe thjeshtë marrëdhënje fqinjësore në mes të serbëve dhe shqiptarëve por ka prirje që edhe të arriturat e deri tanishme të shkojnë në humnerë. Një gjë duhet të dihet nuk mund të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët e tretë nëse nuk shkon mirë me të parët!
Megjithatë, nëse si mostër vlerësuese për integrime ndëretnike merret kontrabanda atëherë gjendja duket krejtësisht ndryshe. Por ç’është e vërteta veprimtaritë ilegale jo vetëm se janë kundërligjore po ashtu janë edhe të dëmshme edhe në raport me integrimin ndëretnik. Askush në Kosovë nuk mund të pretendoj se do të kemi integrime evropiane nëse nuk kemi harmoni dhe integrim të brendshëm. Përpjekjet e qeverisë për ripajtim ndëretnik duket të jenë margjinale dhe më shumë të koncentruara në deklarata politike të çastit sesa me përpjekje ditore.
Kosova është shteti më pa i zhvilluar ekonomikisht në Evropë por kjo nuk e justifikon krijimin e kushteve për investime të jashtme që direkt apo indirekt do të ndikonin në zbutje të gjakrave. Në të kundërtën mos pasja e një vendi të punës natyrshëm se e shtynë një person të merret më aktivitete tjera që nuk i kontribuojnë pajtimit ndëretnik por në të kundërtën e vështirësojnë gjendjen. Sikur Beogradi të kuptonte realitetin e ri dhe madje nëse nuk arrin të gjen vullnetin për njohjen e Kosovës të paktën të mos nxisë serbet lokal kundër institucioneve të Kosovës dhe fqinjëve shqiptarë në përgjithësi.
Çka i duhet Kosovës në këtë kohë? Institucionet e Kosovës nuk duhet të pretendojnë integrime evropiane të shpejta pa integrim të brendshëm. E para që duhet të arrihet është liria e lëvizjes për të gjithë edhe pse mund të thuhet se ka progres në këtë drejtim. Por, për institucionet e Kosovës madje as shembulli i Qipros nuk duhet të jetë model. Qipro megjithëse e integruar në BE nuk ka harmoni të brendshme. Kosova do të duhej që integrimet evropiane ti përdorë si mjetë për integrim të brendshëm. Në vija të trasha kjo i bie që minoriteti serbë do të duhej të inkurajohej që nëse dëshiron kushte më të mira ekonomike të paktën të mos e dëgjojnë Beogradin sepse tek e fundit integrimi i Serbisë në BE nuk nënkupton edhe integrimin e tyre. Madje për shumicën pre tyre një gjë e tillë do të nënkuptonte edhe krijimin e vështirësive të reja për kalimin e kufirit të Serbisë si kushte të vendosura nga BE-ja. Pra serbët do të kuptojnë se ata do të hynë në BE por me shtetin e tyre Kosovën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti