Turpi politik ante Portas
Në prag të zgjedhjeve të 15 nëntorit, për fat të keq, janë të paktë intelektualë tanë që kanë marrë përsipër të bëjë punën e qytetarit. Përkundrazi, një lagje e tërë e të ashtuquajturës elitë intelektuale, vazhdon t`i shërbejë pikërisht bosëve që kontrollojnë dy rrymat ekzistuese të politikës sonë, që duket se po e vret demokracinë që në zanafillën e saj. Ndërkaq shpërfaqja në skenën politike e një vëllami të Berluskonit, flet më shumë për mjerimin tonë politik. Po të flisnim me gjuhën e Grasit, do të na duhej të na vinte turp prej vetvetes
Ndër vlerat më të shëndosha të shoqërisë shqiptare, fryma e solidaritetit ndërnjerëzor është njëra prej vlerave kombëtare që është bartur dhe çmuar ndër breza. Kjo vlerë, në epokën më të vështirë që kaloi Kosova gjatë shekullit të kaluar, u dëshmua si ndër më qenësoret që kontribuoi në ruajtjen e homogjenitetit kombëtar. Ndërkaq në epokën e UÇK-së, kjo vlerë, pra solidariteti ndërnjerëzor, u shndrrua në armë të fuqishme të kësaj pjese të kombit tonë në luftën për liri.
Po çka ndodhi ndërkohë, pas qershorit të vitit të madh- 1999?
Shtresa e pasur e krijuar para, gjatë dhe pas luftës, bashkë me frymën ultra neoliberale që solli periudha e administrimit të UNMIK-ut, yshti një shtresë të gjera që të kolaborojnë me segmente të shumta të pushtetit, qofta ai i natyrës reale (UNMIK), apo me ata që përvetësuan vlerat e luftës titanike të UÇK-së. Vlerat humane erdhën e u zbehën gjithnjë e më shumë, duke i lëshuar vendin
motivit material. Ndërkaq vazhdimi i jetës politike nga ana pushtetarëve lokal që ishin instaluar në epokën e LDK-së, nuke pati të vështirë që të krijojë kondita të përshtatshme për të vazhduar loja me popullin në trajta dhe përmbajtje nga më grotesket.
Në skenë filluan të dominojnë kryesisht dy rryma politike: e para, që ishte ngjizur në epokën e Lidhjes Komuniste dhe e dyta, që po vinte nga një ngjizje e mendësisë politike feudale dhe njëfarë lloi patriotizmi arkaik. Rryma e parë, pavarësisht deklarimit të saj si forcë e djathtë politike, kishte trashëgar në mendësinë e saj formimin politik bizantin-sllav, pa as edhe një element qenësore të së majtës evropiane.
Edhe rryma e parë e edhe ajo e dyta ishin krijuar jo mbi farë programesh politike dhe ideologjike që karakterizojnë partitë moderne, por kryesisht ato ishin amalgamë e grupeve të interesit dhe e frymës thellësisht oligarkiste.
Pushtimi i strukturave të Republikës sonë nga përfaqësuesit tipik të këtyre rrymave, ka kohë që po ia ngulfatë frymën popullit, repektivisht po e lë atë pa shpirt. Tragjedia e Tisës, e dëshmon këẗe më së miri. Derisa fëmija njëmbëdhjetë muajsh – Florian Ademi përplitej në valët e Tisës e bashkë me të edhe 17 qytetarë tjerë të Republiklës sonë, që po iknin nga Liria, partititë tona politike vazhdonin të luanin prologun e farsës demokratike që ndërlidhet me zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Mediat tërsishtë të kontrolluara nga pushteti i këtyre dy rrymave politike, ose nga manjatët e tipit të Berluskonit, arritën t`i mbysin edhe ata pak zëra që thirreshin në vlerën e solidaritetit dhe në dhimbjen njerëzore. Dafrunga e zgjedhjeve herë me petk modern, e herë me zurla e tupana, vazhdonte dhe vazhdon. Miliona euro derdhen lumë për të bindur qytetarët që të votojnë akcilin kandidatë të akcilës „parti“.
Në kulm të kësaj trgjikomedie, kandidatët për fronin e kryebashkiakut, lejuan që të tërhiqeshin për hunde nga një palo gazetare, që denigroi tërësisht debatin politik, duke e shndrruar atë në debat teknik banal. Ndërkaq kur asaj dhe pretendentëve politik ju tërhiqet vërejtja se qytetarët e Prishtinës dhe të mbarë Kosovës, para se të kenë kërkesa për ujë, kanë nevojë të ngopin barkun me bukë dhe të kenë siguri për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, si djalli nga temjani, kërcyen në skajin tjetër të debatit, duke u shndrruar kështu në mistrecë politik dhe varrmihës të demokracisë.
Shkrimtari gjerman me famë botërore, Gynter Gras, në njëzetë vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, sërish gjenë rast që t`i kthehet politikës si qytetar, duke mëtuar që të vë në pah të metat e shoqërisë gjermane sot dhe duke tërhequr paralele me të metat që kjo shoqëri shpërfaqi në prag të Luftës së Dytë Botërore. „Fillimi i katastrofës naziste i detyrohet faktit se në Gjermani nuk kishte mjaft qytetarë të gatshëm t`i mbrojnë themelet demokratike të Republikës. Ja pse është e drejtë dhe detyrë imja të interesohem për politikën. Sepse unë e di se sa është demokracia një bimë e brishtë dhe delikate. Kur mendoj për Berluskonin, ndjej turp për italianët“, u shpreh ai këto ditë në një intervistë për një të përditshme italiane.
Në prag të zgjedhjeve të 15 nëntorit, për fat të keq, janë të paktë intelektualë tanë që kanë marrë përsipër të bëjë punën e qytetarit. Përkundrazi, një lagje e tërë e të ashtuquajturës elitë intelektuale, vazhdon t`i shërbejë pikërisht bosëve që kontrollojnë dy rrymat ekzistuese të politikës sonë, që duket se po e vrasin demokracinë që në zanafillën e saj. Ndërkaq shpërfaqja në skenën politike e një vëllami të Berluskonit, flet më shumë për mjerimin tonë politik. Po të flisnim me gjuhën e Grasit, do të duhej të na vinte turp prej vetvetes.
Sot pas gadi dhjetë vjetësh lirie, ne jemi dëshmitarë të thellimit të varfrisë në Republikën tonë. Mbi 50% e popullsisë vazhdon të jetojë në varfri të thellë; ajo jeton me më pak se 45 euro në muaj. Ndërkaq 22% e popullsisë tashmë e sa kohë është në buzë të ekzistencës biologjike. Një shtresë e hollë e të pasurve, që kanë ndarë Kosovën në feude politike, vazhdon të pasurohet në kurriz të shumicës së popullsisë. Shtresa e mesme ka kohë që pothuajse është zhdukur. Pretendimi për të krijuar diferenca mes mësimdhënësve universitar dhe atyre të sistemit parauniversitar, është në përputhje me filozofinë neoliberale dhe strategjinë e mashtrimit publik, që garanton vetëm statusquon.
I tërë estabilishmenti politik, ngjashëm me segmentet e UNMIK-ut dje dhe të EULEX-it sot, i drejtohen popullit me tërë hipokrizinë ala Adanauer, që të punojë, të mendojnë vetëm për mirëqenien materiale, e të mos kthejnë kokën nga e kaluara. Ndërkaq çfardo përpjekje për të vënë në rend të ditës tema që kanë të bëjnë me jetën reale të shumicës dërmuese të popullit, siç është papërspektiva e armatës së të rinjëve që arrinë shifrën prej 52% të moshës 27 vjeçe, e që me të drejtë konsiderohet si resusi më i madh i këtij vendi, që në start dështon!
Nëse gjermanët e viteve `50-ta të shekullit të kaluar kishin nevojë shpirtërore që të vinin gishtin mbi të kaluarën e tyre naziste, brezi ynë që po pretendojmë të bëjmë njëkohësisht punën e qytetarit dhe atë të politikanit, ka nevojë t`të vë pikën mbi I, që ndërlidhet me moralin tonë politik, varfrinë ekstreme të shtresave të tëra të shoqërisë, zhbërjen graduale të vlerave elementare kombëtare e universale që ndërlidhen para së gjithash me ndjesinë e solidaritetit etj.
Magjia e lirisë nuk do të duhej të na bënte të turprohemi dhe as të mbyllemi në gëzhojat e utopisë filozofike, duke promovuar njëmijë e një arsye për ikje nga liria, respektivisht për aktin e paramenduar të dezertimit si qytetar më 15 nëntor.
Detyra e qytetarit nuk përkthehet vetëm me dalje në zgjedhje dhe legjitimim të politikanëve që ka kohë janë inkriminuar në vepra krimi. Përkundrazi, detyrë qytetare jona do të ishte që më 15 nëntor të shfronsojmë oligarkinë feudale politike dhe të inaugurojmë demokracinë qytetare si mbrojtëse e vlerave sublime njerëzore dhe e vet Lirisë.
(Autori është kandidat i PSD-së për kryetar të Prishtinës dhe ligjërues në Universitetin ILIRIA)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/251514131-e1739017538986-780x439.jpg)
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti