LAJMI I FUNDIT:

Prishtina pret Trepçën ‘89

Prishtina pret Trepçën ‘89

Prishtina e Bylbyl Sokolit kërkon të marrë sot një tjetër trepikësh për të ‘fluturuar’ në tabelë. Bardhekaltërit presin në kryeqytet Trepçën ’89, në një ballafaqim që gjithmonë ka dhuruar spektakël dhe tensione gjatë viteve të fundit.

Skuadrat që kanë krijuar një rivalitet të theksuar në dekadën e re, shprehen që do të zbresin në fushë për t’i marrë tri pikët, pasi që asnjëra nuk duan ta provojnë ndjesinë që nuk e kanë provuar ende këtë edicion, atë të disfatës, raporton Tribuna.

Sfida do të drejtohet nga kryesori Hajriz Hajdari, me asistentë Këpuskën, Bajramin dhe Bejtullahun.‘Plisat’ kanë paralajmëruar organizim special.

Sfidën e fundit në Prishtinë e kishin fituar kryeqytetasit, në derbin i cili ishte ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës. /Telegrafi/