Mbi Plisin e përjetshëm dhe ca rrjetëza kukudhe
Shqiptarësia nuk ka valencë. As krishtere, as islame. Ajo është thjeshtë shqiptarësi, pa ngarkesë fetare, e lirë dhe e pambërthyeshme nga nyjëtime klerikale. Ajo është produkt i mendësisë fisnike antike ilire, dhe përpjekjes së përjetëshme të këtij gjeni për mbijetesë. Është thjesht: europiane.
1.
Ndër gjithë dhembjet malinje të kulturës sonë, sipërfaqësore dhe të trishtë, është një instabilitet i vazhdueshëm që ky popull ka treguar me një zemërgjerësi të marrë për të hedhur gjithçka autentike dhe për të mveshur gjithfarë fesh, rekuizitash, etiketash, historirash, dhe marrëzish, kryesisht nga pushtuesit. Nga pushtuesit, dhe kjo i jep helmin plagës. Nëse do të gjurmonim nëpër shekujt e historisë sonë, të thuash asgjë s`kemi marrë nga miqtë, madje shpesh, se sikur s`bëhej ndryshe, i kemi refuzuar ata, dorën e tyre, dhe prirjet e tyre.
Si u bë që ne u bëmë më të zëshmit krishterë të antikës? Si u bë që lamë të hidheshim si mish për luajtë në arena të asobotëshme, vetëm e vetëm që të tregoheshim sa më kryeneqë në vendosmërinë tonë eklipsuese, për të ndërruar (lexo: për të hedhur!) tonën me të huajën (fenë paqtore politesite, pagane) me krishterimin që s`u përqafua as nga vetë populli që veç kishte shekuj që kishte kryqëzuar mesinë?
Si u bë që hoqëm dorë nga emri Ilir, me gjithfarë emrash, shpesh edhe të pakuptim (nëse dikush di me emprinë e fakteve të spjegoj etimologjinë e emrit `shqiptar`. Duke hjekur dorë nga emri i fillesës sonë ne kemi hjekur dorë nga Gadishulli Ilirik, nga gjeografia jonë bazë. Veç kësaj, duke hequr dorë nga emri i iniciacionit, ne jemi gjendur përnjëherë para një kërkese sa absurde, aq edhe të dhembshme, që pati bota ndër shekuj para nesh: kërkesës për të argumentuar prejardhjen tonë. Hedhja e emrit Ilir nga bazamenti ynë jetësor ka qenë hedhja më e dhembshme dhe më me pasoja nga gjithë imrovizimet që ne kemi bërë ndër mijëvjeçarë. Ajo i ka hapur rrugën fragmentarizimit të popullit tonë, një shpërqëndrimi të pandalshëm deri në zhbërje të pjesëve të paimagjinueshme të Ilirisë.
Pastaj, si të spjegohet që në fill të skizmës historiografia vërteton ideologë klerikë ilirë (Nestorin), të cilët vunë bazat e ortodoksisë bizantine, i prinë skizmës dhe ve
Endosën kufijt te vija e Perandorit Teodos!
Si të spjegohet që për shekuj populli ynë sa s`u zhbë nga vullneti, mllefi dhe vendosmëria me të cilën e luftoi pushtimin otoman të tokave tona, për t`u islamizuar dhe turqizuar në dy shekujt e fundit të pushtimit? Për më shumë, si të spjegohet përulja dhe shërbimi që shtresa të caktuara të popullit tonë i bënë këtij pushtuesi të tmerrshëm gjithandej hapësirës ku sundoi otomanllëku? Si të spjegohen gjithë ata vezirë, pashaj, e zyrtarë të pafund shqiptarë që me kryeneqësi, përkushtim dhe xhelozi të hatashme i shërbyen atij sistemi, madje edhe me çmimin e ndrydhjes së vetë popullit të tyre?
Si të spjegohet që u bëmë komunistët më xhelozë të planetit? Që ndaluam edhe Zotin në vendin tonë (në pjesën e shtetshme të tij!), dhe u bëmë gati të ndërronim edhe gjenin vetëm e vetëm që t`u mbeteshim besnikë parimeve çnjerëzore të diktaturës komuniste?
…
2.
Dhe për të mos spjeguar më shumë, dua të vij te një dukuri e shëmtuar dhe antikombëtare, një produkt destruktiv i çoroditur, një shpërfaqje përtej kohës dhe hapësirës, të cilën e vërejmë kudo, trishtuese dhe abuzuese me ndjenjat tona kombëtare: veshja anadollake, forma sintakse të saj, mënyra mbërthyese jete, të cilat s`kanë as më të voglën pikëpjekje me shqiptarësinë.
Edhe Ju, si unë, vëreni nëpër rrugë gjithnjë e më pak plisa, dhe gjithnjë e më shumë … si t`i quaj ato, ca harrna të bardhë të rrethuar me njëfarë punimdore, të ngjshëm me ato kapelat e zeza të hebrenjve (Judenhut, shekulli 13. Nje obligim nga Koncili i katërt mesjetar, mbajtur nën udhëheqjen e Inoçentit III, më 1215 në Lateran të Romës për të gjithë hebrenjtë, muslimanët dhe saracenët).
Kapela aziatike pra, nga përtej shkretirash të pamarrura me mend janë beditur mbi kokat naive, vetposhtëruese të shqiptarëve tane. Mbi të njejtat koka që për pesëqind vjet rresht i bënë ballë strategjive çshqiptarizuese otomane, mbi të njejtin gjen që përballoi kohën dhe hapësinë e pafund të gjakpirjes mijvjeçare, mbi të njejtin popull që ishte gati të vetzhbëhej vetëm e vetëm për të mbrojtur vendin, gjuhën dhe mënyrën e vet jetësore!!
Çfarë mund të ketë më të mirë kjofarë kapele se plisi ynë? Çfarë mund të ketë më të shenjtë e huaja se e jotja? Sa duhet të jesh mëkatar për të hedhur shenjtërinë tënde dhe për t`u mveshur me iluzione sakrale?
Plisi u ka mbijetuar edhe shpatave të mëherëshme. Atyre shpatave që për mijëra vjet rresht i zhbënë më shumë se 90% të tokave dhe resurseve tona njerëzore dhe natyrore. Por sot këto shpata janë të padukshme.
Një mallkim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti