Presidenti Sejdiu në thirrjen e nënave
Shembull i konkret se, çfarë do të thotë kur shprehet vullneti i mirë dhe tentohet të mirëkuptohen problemet.. Një gjest i denjë prej burrështetasit të vërtetë… Përkujdesja, mirëkuptimi dhe reflektimi i vullnetit të mirë nga ana e presidentit Sejdiu, domosdo që u ndje dhe u pranua nga nënat, të cilat më mirë se kushdo qoftë i kuptojnë hallet e bijve të tyre. Greva u ndërpre, ndryshe nuk mund të ndodhte.
1.
Kosova dhe populli i saj kanë arsye Të ndjehen dhe të shprehen krenar, sepse janë cliruar nga prangat dhe tashmë i përkasin shtetit të pavarur dhe sovran. Krenari i përket lirisë së merituar, të fituar me sakrifica të jashtëzakonshme, që kulmojnë me gjenocidin serbë mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare, së cilës iu shkëputën hiç më pak se 12 mijë njerëz, të cilët u masakruan në format më barbare, duke u pre, vra e djegur…
Kush nuk e din që Serbia është një varr i madh, plot me groposje masive të njerëzve të pafajshëm, që edhe 10 vjet pas luftës mbetën të pazbuluara…
2.
Dhimbjen e madhe (tepër të madhe të nënave), e ripërjetuam të zjarrtë këto ditë, nga “Thirrja e Nënave” gjakovare, të cilat u hodhën në grevë në shenjë pakënaqësie me procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve. Greva edhe pse e arsyeshme, erdhi e ftohte (sidomos në kontekstin e zhvillimeve aktuale në skenën politiko-shoqërore dhe të ballafaqimit të institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare). Mirëpo, greva në të vërtetë e arsyetoi plotësisht vetveten, sesa u dëshmua përmbajtjesore dhe qëllimmire, një grevë-protestimi me tone thirrjesh shumë kuptimplota kundër harresës për problemin e të zhdukurve, ishte thirrje për të shprehur brengën e pastër dhe të sinqertë të etërve për bijtë, ishte thirrje për mirëkuptimin e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, ishte lutje për veprim të organizuar dhe të vendosur nga të gjitha ata që mund të ndihmojnë, sidomos lutje drejtuar subjektet politike dhe institucioneve qeveritare që të jenë më të preokupuara dhe me aktive për zbardhjen e fatit të të zhdukurve…
3.
“Thirrja e Nënave” nuk mbeti pa jehonë. Dhembja u përhap dhe u ripërjetua nga opinioni i gjerë që, në pamundësi që të ndihmojë, në heshtje e ndjeu dhe u bë pjesë e dhembjes së zemrave të përflakura të nënave dhe e heshtjes së akullt të mijërat personave ende të pagjetur, që ku me ditë se në çfarë grope prehen dhe presin me shpresën se nuk janë harruar, se do të vijnë, t’i gjejnë dhe t’i marrin e t’i kthejnë në gjirin e tokës që i përkasin.
Gjest për t’u përshëndetur dhe për t’u mbajtur mend (besa edhe për të qenë shëmbull se si duhet të veprojnë liderët dhe burrështetasit karshi njerëzve të vet, kur ata janë në hall) tregoi presidenti Fatmir Sejdiu, i cili, iu gjegj thirrjes së nënave, shkoi dhe i dëgjoi me vëmendje hallet e tyre, i mirëkuptoi ato halle siç i ka hije një “zoti shtëpie” (çfarë nënkupton të qenit president) dhe, ajo më e shkëlqyeshmja ishte zotimi i presidentit, se ai, “bashkë me institucionet e tjera do të bëjnë punën më të madhe të mundshme, secili sipas kompetencës dhe mundësive të veta…”
Sa solidarizimi me kërkesat e nënave, po aq i këndshëm dhe reflektues ishte zotimi i presidentit për “angazhimin më të madh të institucioneve sipas kompetencës së tyre” sepse, hallet e vërteta për qytetarin e Kosovës sot, janë të lidhura me ushtrimin e kompetencave. Na është ngulitur një bindje e thellë se, institucionet tona shpesh nuk janë koshiente për kompetencat që i kanë, se nuk e kanë ose nuk dinë ta shprehin vullnetin e duhur për t’i ushtruar kompetencat e tyre, “brenda mundësive të veta”, prandaj neglizhenca e tyre është shumë brengosëse.
Presidenti dha një shembull konkret se, çfarë do të thotë kur shprehet vullneti i mirë dhe tentohet të mirëkuptohen problemet. Presidenti Sejdiu u tregua një bir i vërtetë i nënave në hall: “Unë jam me kërkesat tuaja, jam bashkë me dhimbjen tuaj, por nuk jam që shëndeti juaj të keqësohet edhe më”. Një gjest i denjë prej burrështetasit të vërtetë… Përkujdesja, mirëkuptimi dhe reflektimi i vullnetit të mirë nga ana e presidentit Sejdiu, domosdo që u ndje dhe u pranua nga nënat, të cilat më mirë se kushdo qoftë i kuptojnë hallet e bijve të tyre. Greva u ndërpre, ndryshe nuk mund të ndodhte.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti