LAJMI I FUNDIT:

A ka krizë sulmi ferizajas?

A ka krizë sulmi ferizajas?

“Në ndeshjen e parë jemi paraqitur dobët, ku nuk kemi mundur me nxjerrë rezultat pozitiv, ndërsa të e dyta fati ishte në anën e Trepçës ’89, ku pësuam gol në minutën e fundit”, tha Dardan Çerkini, futbollist i Ferizajt.

Dy veçori interesante janë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. E para, Ferizaj për 180 minuta nuk ka realizuar asnjë gol dhe ka pësuar dy! E dyta, Drita e Gjilanit, është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar gol por ka realizuar një, raporton BotaSot.

Në dy javët e para shihet se ferizajasit kanë sulmin më të dobët dhe Drita mbrojtjen më të fortë. Në javën e tretë do të shihet se përnjëmend Drita ka prej mbrojtjeve më të forta, e cila luan në Mitrovicë, ndërsa sulmuesit e Ferizajt shpresojnë të bëjnë ‘sefte’ me gol në elitë!

A ka krizë sulmi i Ferizajt? Sipas kësaj që shihet gjithsesi se është në krizë të thellë, pasi në dy ndeshjet e para nuk shijuan golin. /Telegrafi/