Një njeri, një vend pune
Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë mundësinë e pensionimit të mëhershëm të punonjësve që në moshën 60 vjeçe. Kjo do të vlente për të gjithë njësoj, pa dallim, për mjekë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë, administratë, si dhe për policinë dhe organet tjera të sigurisë. Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës duhet të parasheh dhe të rregulloj me ligj edhe kërkesat për pensionim të mëhershëm, pra, që vet punonjësit, për rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike, të kenë të drejtën të kërkojnë pensionimin e mëhershëm.
Tutje, e përkrahu idenë (për të mos thënë që kam qenë promotor i saj) që të bëhet dallimi në mes të punësimit në sektorin publik dhe privat, pra, që punonjësit administrativë, mjekë, profesorë e mësimdhënës dhe të tjerë, të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të punojnë në sektorin privat ose publik. Sepse me ketë, përveç shumë tjerash, garantohet edhe respektimi i lirive të njeriut. E kundërta do të thoshte jo mosrespektim por shkelje e lirive dhe e të drejtave të njeriut, pra, që dikush të ketë mundësi të punojë në të dy sektorë përnjëherë dhe të shfrytëzoj burime mikse të ta ardhurave ndërsa dikush të mbetet i papunë. Pra, Qeveria duhet të parasheh dhe rregullojë me ligj që një i punësuar të ketë vetëm një vend pune ose vetëm një angazhim, e jo disa vende pune përnjëherë me gjithë angazhime.
Është e sigurt që nëse Qeveria e Kosovës vendos dhe rregullon brenda një afati prej gjashtë muajve një trajtim të tillë ekonomik, atëherë kah qershori i vitit 2010 Kosova do të kishte më se 30 mijë vende të lira të punës. Për shembull, vendimi rishtazi nëse personeli shëndetësorë dëshiron të punojë në sektorin publik ose privat me automatizëm pritet të gjenerojë rreth 5 mijë vende të lira të punës, në mos më shumë.
Jam i vëmendshëm që për kushtet tona aktuale ekonomike dhe sociale është vështirë të pranohet një perceptim i tillë. Sidomos në kushtet mediale kur përflitet aq shumë që Kosova s’ka para, s’ka buxhet, s’ka mundësi të gjenerojë vende pune pa investime të jashtme. Por, realiteti tregon të kundërtën. Kosova i ka të gjitha, plus s’ka edhe aq nevojë për investime të jashtme. Krejt çfarë i nevojitet Kosovës është një organizim ekonomik i punonjësve, pra, i punësimit, e me këtë edhe i sistemit të shpërndarjes së rrogave.
Kosova ka potenciale e burime bile të tepërta ekonomike që nëse jo 100 përqind atëherë 70 përqind e fuqisë punëtore të punësohet pa asnjë problem. E nëse kësaj i shtohet edhe investimi në bujqësi duke e përdorur qasjen “asnjë tokë pjellore të mos mbetet djerrinë” atëherë Kosova do të përmbush së paku mirëqenien elementare (për fillim) nëse jo një standard të lartë të të jetuarit në luks.
Si shtesë, Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh edhe organizimin e sistemit të pagesave të faturave. Këtu vlen të përmendet modeli gjerman. Pagesa e faturave do të bëhej përmes ndalesave në rrogë. Pra, banka, përmes sistemit të pagesave të rrogave, aty për aty do të bënte edhe pagesat e ujit, bërllokut, tatimit në pronë, rrymës, por edhe e të gjitha pagesave e tatimeve të tjera. Natyrisht, të gjitha faturat dhe tatimet e përmendura së pari duhet të zbriten së paku në 50 përqind sepse ato janë shumë, shumë të larta, ndërsa rrogat pastaj të ngriheshin në po atë përqindje.
Në këtë kuadër, në një periudhë jo më pak se dy vjet, Kosova do të vendoste themelet e zhvillimit të një ekonomie të shëndosh ku pastaj secili punonjës do të kishte mundësinë të avancohej duke shfrytëzuar burimet personale ose individuale intelektuale, e jo ndryshe, pra “me të njofshëm” ose sipas përkatësisë false politike.
Përmes kësaj qasje dhe këtyre praktikave, Qeveria e Kosovës do të siguronte mirëqenie të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës sepse ky vend ka para, pra, ka burime të mjaftueshme financiare, por ka edhe potenciale e burime natyrore dhe intelektuale të mjaftueshme për një zhvillim të mirëfilltë. Krejt çfarë duhet është pakëz dije, kreativitet dhe guxim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës