LAJMI I FUNDIT:

Reagon Elshani

Reagon Elshani

Kryetari i KB Besës, Arbër Elshani, ka dërguar një reagim zyrtar si kundërpërgjigje për reagimet e Alberton Sahitit, Fatmir Gashit dhe Shaqir Totajt.

"Sa i përket Kastriotit dua të them se zyrtari i kësaj ekipe A.Sahiti menjëherë pas përfundimit të kuvendit të kaluar ka qenë më i zëshmi për ta larguar Belegun dhe Stavilecin, duke i quajtur lapera, ndërsa dy ditë para konferencës, rreth orës 22:00, e marte mbrëma, Belegu ka shkuar në Ferizaj duke i premtuar para dhe sponzor Eskavatorin. Kështu, ata kanë ndërruar mendje duke tradhtuar iniciativën tonë por njëkohësisht duke treguar karakterin e tij shumë të ulët sepse ai nuk ka kurrëfar funksioni në KB Kastrioti dhe ta shes vlerën e klubit për pare është turp. Ne s’kemi shpifur ata kanë dhënë vulën dhe nënshkrimin dhe tërë kampionatit ishin të pakënaqur me Belegun.

Ndërsa, sa i përket Fatmir Gashit, atij duhet t’i vijë turp se ai na ka ftuar nga nëntori 2013 në zyrat e Bankës Qendrore dhe çdo ditë kemi komunikuar. Ne kemi mesazhe që do t’i publikojmë dhe kemi edhe fakte tjera. Krejt këtë Gashi e ka bërë për ta larguar Belegun mirëpo e kuptoj deri diku sepse ai është frikësuar se po e largojnë nga BKQ-ja.

Unë personalisht me gjithë të tjerët nuk tërhiqem dhe vazhdojmë atë çfarë e kemi zyrtarizuar dje, deri sa FBK-ja të na ftojë për të biseduar për hapat e tjerë, në të kundërtën nuk vjen asgjë në shprehje.


Sa i përket deklarimeve të Shaqir Totajt, ai nuk ka autorizim të flas në emër të KB Bashkimit, sepse kryetar i këtij klubi është Arsim Shpejti, kjo është tashmë e ditur. Kryesia e klubit zgjedhet në kuvend dhe jo në rrugë e kafene. Zotëri Shpejti është në krahun tonë. Po e përsëris edhe një herë, nëse FBK-ja nuk fton përfaqësuesit tanë në takim për hapat e tjerë, as në shprehje s’do të vijë garimi”, thuhet në reagimin e Elshanit. /Telegrafi/