Kundërshtimi i idesë së z. Rohrabaher – frikë irracionale e konservatorëve
Tmerri, ferri, luftërat e reja dhe gjakderdhjet janë “argumentet” që ia tundin opinionit para syve të ashtuquajturit analistë të pavarur – njohës të rajonit, e deri te politikanët e niveleve me të larta, qoftë në pushtet apo në “opozitë” sa herë që shpërfaqen pikëpamje dhe deklarata të cilat japin rrugëzgjidhje reale për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe dhe që me të drejtë përqendrohen në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore. Këto argumente sipas tyre janë ato të cilat jo vetëm nuk lejojnë të mendojmë në drejtim të “shkëmbimit territorial” në mes të Kosovës dhe Serbisë (term ky i cili qëllimisht keqpërdoret nga të njëjtit!), por që duhet hedhur poshtë me automatizëm. Ato “argumente” në thelb kanë për objektiv vazhdimin e status-quos, të mbështetur në Pakon e panatyrshme të Ahtisarit. Ky kor konservatorësh u aktivizua si me sustë menjëherë pas deklaratës së anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, z Dana Rohrabaker, i cili e dha një ide krejt normale dhe të natyrshme në rrethanat aktuale me qëllim të zgjidhjes së raporteve shqiptaro-serbe në Ballkan.
Ky argumentim kundër idesë së z Rohrabaker i prek pikërisht ato tema që janë shumë të ndjeshme për opinionin tonë dhe ndaj të cilave ka akoma mjaft rezistencë dhe të cilat (tani për tani) qytetarët shqiptarë të Kosovës janë akoma të papërgatitur t’i pranojnë. Por a thua historia botërore e njerëzimit dhe ajo e popullit tonë është aq e ngurtë dhe e pandryshueshme? A thua këto ide janë të tejkaluara dhe të rrezikshme, siç na trumbetojnë këta eksponentë? Mësimet e vjetra, si dhe ato më të rejat e tregojnë plotësisht të kundërtën. Ndryshimet e shumta të kufijve në truallin e Evropës në dy dekadat e fundit, i demantojnë katërçipërisht përpjekjet e këtyre pseudoekspertëve dhe politikanëve pa vizion e guxim. Gjermania u bë përsëri ajo natyralja më 3 tetor 1990, përkundër pengesave dhe vështirësive të shumta. Çekia dhe Sllovakia u ndanë në marrëveshje të përbashkët në dy shtete të veçanta më 1991 pasi erdhën në përfundim se më nuk duan të jetojnë së bashku. Pastaj Lituania, Letonia, Estonia…
Duhet ta pranojmë hapur se ndër çështjet të cilat kanë potencial ta destabilizojë përsëri këtë pjesë të Evropës është gjendja e popullit shqiptar sot, pikërisht për shkak të çështjes së pazgjidhur kombëtare. Dhe t’i kundërshtosh pa rezervë idetë që hapin rrugë për zgjidhjen e një pjese të kësaj çështjeje është t’ia mbyllësh rrugën vetes me duart tua. Këtë sot po e bëjnë politikanët e Kosovës me qëndrimet e tyre. Pra, është krejt irracionale t’i kundërshtosh thirrjet për një marrëveshje historike shqiptaro-serbe, marrëveshje e cila, e ndërtuar mbi parimin e vetëvendosjes, do t’iu jepte fund tensioneve dhe konflikteve ndërmjet këtyre dy popujve pikërisht ngase i zgjidh drejt çështjet e pazgjidhura kombëtare.
E drejta e vetëvendosjes, pra edhe e drejta e shkëputjes së popullatës kufitare shqiptare e serbe, ka për bazë respektimin e ndërsjellë të së drejtës së dy popujve edhe për shkëputje aty ku ata i plotësojnë kushtet për ta shfrytëzuar këtë të drejtë fundamentale njerëzore: në tri komunat me shumicë kompakte serbe në veriun e Kosovës dhe në tri komunat me shumicë kompakte shqiptare në Kosovën Lindore. Këtu nuk po flasim për ujëra, minerale, autostrada strategjike apo për pasuri tjera mbi- apo nëntokësorë që do të mbeteshin në Kosovë apo në Serbi. Këtu po flasim për njerëzit që i gëzojnë këto të mira në truallin e tyre prej shekujsh dhe që askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë, qofshin shqiptarë apo serbë. Ky është fundamenti mbi të cilin duhet të mbështetet zgjidhja e raporteve të vështira historike në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Kjo është baza e cila siguron zgjidhje të drejtë afatgjate për të dy popujt për të krijuar parakushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social në të ardhmen. Dhe nëse zgjidhja sigurohet në këto baza, atëherë të gjitha çështjet tjera për ujërat dhe mineralet eventuale që do të mbeteshin në njërën apo në anën tjetër të kufirit shqiptaro-serb do të ishin vetëm aspekte teknike që do t’i nënshtroheshin parimit bazë të zgjidhjes, pra atij të vetëvendosjes së kombeve.
Ndër pikëpamjet më absurde që u shprehën këto ditë ishte edhe ajo se kjo ide shkon në vijë me përpjekjet e qarqeve nacionaliste serbe për ndarjen e Kosovës. Shpërdorimi i termit ndarje barazohet qëllimisht me ëndrrat e kamotshme të shovinizmit serb për copëtimin dhe gllabërimin e një pjese sa më të madhe të territorit të Kosovës, e të cilat përpjekje nuk kanë asgjë të përbashkët me zbatimin e drejtë të parimit të vetëvendosjes së kombeve deri në shkëputje, parim ky që nuk rrezikon aspak substancën kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Këto qarqe edhe sot e kundërshtojnë me ngulm bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët. Por ky është një proces natyror që nuk ka të ndalur.
Por nëse politika shqiptare sillet sikur problemi shqiptaro-serb më nuk ekziston, derisa shpërnguljet nga Medvegja, Bujanovci e Medvegja vazhdojnë si pasojë e terrorit serbomadh, duke i lënë shkret fshatra të tëra; derisa pronat e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës vazhdojnë t’iu shiten serbëve, apo mbi to ndërtohen shumëkatëshe nga strukturat paralele serbe të financuara nga Serbia; – jo vetëm që rrezikohet të humbasë pas një kohe jo fort të largët kompaktësia territoriale shqiptare në këto tri komuna të mbetura nën Serbi, jo vetëm që do të jetë gjithnjë e më e vështirë të mbrohet qyteti ynë verior që përfaqëson interes kombëtar, por duke refuzuar të merremi me çështjen e pazgjidhur shqiptaro-serbe, ditë pas dite i hapim terren Serbisë edhe në përpjekjet e saj që xhepat e banuara nga pakica serbe në Kosovë t’i forcojë dhe t’i lidhë me njëri-tjetrin dhe, përmes aspekteve të decentralizimit sipas Ahtisarit që ua ofron këtë mundësi, të krijojnë vazhdimësi territoriale të tyre, duke i rrezikuar kështu seriozisht interesat tona kombëtare.
Për sa i përket qëndrimit të faktorëve ndërkombëtarë, është thënë shumë herë nga të njëjtit se ata mbështesin çdo zgjidhje për të cilën mund të merren vesh serbët e shqiptarët. Prandaj frikësimi me kartën e kundërshtimit të faktorëve ndërkombëtarë ndaj ideve që çojnë në “ndarjen e Kosovës” është një përpjekje e dëshpëruar e qarqeve të cilat mbijetesën e tyre politike e sigurojnë vetëm në terrenin e raporteve të pazgjidhura shqiptaro-serbe.
(Autori është sekretar për Marrëdhënie me Publikun i Lëvizjes për Bashkim)
Kontakti: dritonavdiu@levizjaperbashkim.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti