LAJMI I FUNDIT:

Peja, Besa, Bashkimi, Drita, Kastrioti bojkotojnë Superligën e Kosovës?

Peja, Besa, Bashkimi, Drita, Kastrioti bojkotojnë Superligën e Kosovës?

Disa klube të elitës së basketbollit tonë, të përkrahur edhe nga disa klube të Ligës së Parë, kanë vendosur të bojkotojnë Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), derisa ky asosacion sportive të drejtohet nga Eroll Belegu.

Këto klube, sot në një konferencën për media, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në adresë të kryetarit te FBK-së, dhe njerëzve të tij.

Arbër Elshani, përfaqësues i KB Besës, njëkohësisht përfaqësues i kësaj iniciative, tha së KB Peja, KB Bashkimi, KB Drita, KB Kastrioti, ekipe të Superligës, KB Ylli, KB Kosova, KB Kaçaniku, KB Malisheva, ekipe të Ligës së Parë si dhe disa shoqatat tjera, e sipas tij, janë gjithë se 22 klube, do t’i bojkotojnë aktivitetin e tyre sportive derisa FBK drejtohet nga Belegu.

Elshani tha se përmes kësaj konferencë do të njoftohet opinionin sportdashës, veçmas ata të basketbollit për shkeljet dhe demet që po i bëhen basketbollit tonë.


Sipas tij, nga shtatori i vitit të kaluar, nga ardhja e kësaj kryesi në Federatë e deri më tani, kemi vetëm shkelje të njëpasnjëshme të statusit dhe rregulloreve të federatës së basketbollit.

Ai tha se gjendja aktuale që mbretëron në basketboll, e sidomos situata e ditëve të fundit, më vendimet e marruara nga Federata, i kanë detyruar këto klube, që të marrin këtë iniciative, në mënyrë që të ndalën shkeljet dhe parregullsitë që po ndodhin në FBK.

Elshani tha se kjo iniciative ka nisur me sugjerimin e ish-kryetarit ta FBK-së, Fatmir Gashit.

“E kisha pa shumë të arsyeshme ta falënderoi ish kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Fatmir Gashin, i cili e ka iniciuar gjithë këtë ndërhyrje, dhe nga tetori i vitit të kaluar kemi pas takime të vazhdueshme më të. Ai na ka sugjeruar që ta nisim këtë iniciative kundër kësaj udhëheqje të keqe të kësaj federatë te basketbollit. Ju e dini shumë mirë se Kuvendi i fundit që është mbajtur në qershor, e dimë shumë mirë se si ka kaluar, do të thotë nga fillimi është shkel statusi”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, kryetari Belegu përveç parregullsive të shumta në FBK-së, ai ka ndërhyjë në autonomin e gjyqtarëve të basketbollit.

Elshani nuk e kupton se me çfarë të drejtë Belegu ndërhynë në shoqatën e gjyqtarëve, duke lënë jashtë parketit gjyqtarët më të mirë që ka basketbolli i Kosovës.

Përfaqësuesi i klubeve të pakënaqura, thotë se kulmi i pa rregullsive ka ndodhur në “Final-Four” e Kupës në Gjakovë, ku sipas tij, në ‘Final-Four’, delegohet një njeri i cili kurrë nuk ka luajtur basketboll, por Elshani pohon se ai njeri është deleguar vetëm pse e ka ndihmuar komisarin e FBK-së që të vijë në këtë detyrë.

Elshani mendon se Belegu është dashur të jap dorëheqje qysh në eksesin e ndodhur në “Final-Fourin” e Kosovës, mes tifozëve të Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ai thekson se Prishtina është favorizuar dukshëm, jo vetëm në “Final-Four-in” e Kupës, por edhe finalet e ‘Play-Off-it’.

Sipas Elshanit, politika e ka prekur thellë Federatën e Basketbollit të Kosovës. Ai thotë se gjitha vendimet që bën kryetari vijnë nga politika.

“Këtu kemi në politizim të sportit. E kanë politizuar sportin deri në kulm. Krejt dirigjimet që vijë tek kryetari i Federatës së Basketbollit, vijnë nga politika dhe për këtë arsye kanë ndodhur gjitha këto shkelje, degradime të basketbollistëve vendore. I keni parë vendimet e fundit që i ka marr Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës. A e dini se nëse edhe 2-3 vite do të vazhdojë kjo federatë e njëjtë, as një lojtarë vendor, Kosova nuk do ta ketë në basketboll”, tha ai.

Elshani thotë se pas gjithë këtyre gjerave, këto klube zyrtarisht e bojkotojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës, deri sa Eroll Belegu të jetë në krye të saj. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori