LAJMI I FUNDIT:

Munishi, Keçi dhe Trepça ‘89 në procedurë

Munishi, Keçi dhe Trepça ‘89 në procedurë

Komisari i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerëve të Llamkos Kosovës, Ismet Munishit dhe Bekim Shotanit, atij të Hajvalisë, Sunaj Keçit dhe klubit të Trepçës ’89, për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve dhe dështimit në organizimin e ndeshjes.

“Keçi në procedurë për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes (Hajvalia-Llamkos Kosova). Munishi dhe Shotani në procedurë për shkak të sjelljeve josportive dhe ofendimeve ndaj gjyqtarëve. Trepça ’89 në procedurë për shkak të dështimit të organizimit të ndeshjes ndaj Ferizajt, ku pas ndeshjes janë xhamat e autobusit të klubit mysafir”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Tribuna.

Ndërkohë, sa i përket Ligës së Parë, në procedurë janë Muhamet Rexhepi (përfaqësues i Llapit) për shkak të fjalosjes me gjyqtarë dhe Zija Haziri (vëzhgues në takimin Vllaznia-Deçani), për shkak të lëshimeve esenciale në protokollin e ndeshjes. Palët e pakënaqura kanë të drejtë arsyetimi deri të premten. /Telegrafi/