Nga shpella e Caspar Hauser-it
1. Fjala e çuditshme
Rreth moshës 35-40 vjeçe njeriun e zë gafil një fjalë. Ajo vjen vetëtimthi, heshtur, dhe me dinakëri na puth në ballë. Nuk të pyet a je në rrugë apo në shezlong, në plazhin e zhurmshëm, apo në lulishten e mekur. Në shitore, ku ti ushtron gjithë artin tënd mallkues kundër kuletës së vetmuar në xhepin heroik të prapanicës, apo në oborrin e një shkolle të mesme të arteve …edhe marciale. Ajo fjalë ta ndanë jetën përgjysmë dhe zakonisht lidhet me orën që s’e ka dikush, me rrugën qe s’e di dikush, por edhe me fudullëkun që mund të bartësh ti vetë, gjatë gjithë këtyre orëve të zhurmshme të mbijetesës.
Kjo fjalë zakonisht ka të bëjë me meshkujt, me racën më të dobët të planetit. Me këta brumbuj libidoje, muskujsh, krenarie të dhjamosur, harrese olimpike dhe tirqish dymbëdhjetëgajtanësh. Në të vërtetë është një fjalë aspak e mprehtë për t’u prerë jeta kaq keqas, madje, do të thosha, është fjalë dhembshurie, por sido që të jetë, varri vetë. Sidomos kur del nga ndonjë gojë e masakruar me shëmtinë e dhëmbëve të parë, që dalin gjithë rebelim nga burgu i misht i viteve, kjo fjalë di të të shtrijë përtokë, të të bëjë dashnor asfalti. Kjo fjalë, me nderë me thanë, i tredhë të gjithë rrotelat e kërrleshur me dejtë e murrmë si tatu të egra, si atavizma likaonësh.
Një kalama i lagjes dje, një dreq e di se kah kishte pikur në mes të orëve të mia, me mirësi satanike më pyeti: Sa është ora …xhaxhi!
Dhe unë gjimnazisti i marrë, me 37 vjetët e mia ëndërrimtare, u plandosa si dordolec në mes të këtij qershori varrmihës. Unë xhaxhi, me gjithë të enjten, muskujt, kravatën dhe djersën e frikës nga përftimi.
Dhe i rrëzuar këndova Didën-Qelën-Kovaçin:
Ky mejtepi n’maje t’malit,
Fustanat po na çojke era…
2. Dromca nga Kuvendi
Kuvendi është logu i përformancës së kodeve zbërthyese të shpresës, përparimit dhe marrëzisë. Në Kuvend shpesh edhe bëjmë punë. Na kanë zhveshur lakuriq: s’kemi zyra, s’kemi staf ndihmës (ah, çka vuajnë ca miq për do sekretaresha me të ecur tigreshash!!!), s’kemi kerre, s’kemi rroga, s’kemi njerëz që mund qajnë për ne. Thjeshtë: ne jemi miq të harrimit, brumë i pezmit të tij lajkatar. (Sa për njohuri: mikrobiologjia ime është deputet.)
Kur u thirrëm nga populli për të bërë përfaqësimin, më pati kapur ankth. Si mund të jem unë përfaqësues? Ky popull kaq i vuajtur dhe ti, qortoja vetën, si guxon të jesh deputet i tij!? Sa djemë të rinj kanë vdekur në altarin e Lirisë, sa heronj të panjohur janë bërë dritë e Lirisë së fëmijve tu? E kështu me radhë, gati me armiqësi isha kthyer ndaj vetës, në stilin: si s’të ka ardhur turp të kandidosh për deputet? I mallkuar, pse fitove?
Aq i shenjtë ishte Kuvendi për mua.
Dhe gati ende pa vënë hapin në të më puthi buza e mermertë e zhgënjimit: më shpesh se për ligjet, gojët përreth flasin për kamjen, për llogarinë në fund të muajit, për udhëtimet jashtë…
Gati harrova: dhe sa herë desha të them diçka, Shefi i Kuvendit, qoftë nga dioptria e madhe e syzave apo e mosdëshirës që të më shohë, s’më dha fjalën. Derisa u rebelova dhe bërtita. Kuvend dhe piskamë.
3. Nga librat
Psamethi, ai mbret i moçëm dhe i urtë i Egjiptit të Epërm, kishte vendosur t’i shkonte deri në fund zbulimit të misterit të gjuhës: cila është, kishte klithur ai në gjoksin e pambrojtur netëve pa gjumë, cila, cila është gjuha e parë e njerëzimit? Dhe kishte vendosur të bënte diç të veçantë, sepse thellësia e yshtjes donte rrekje gjithë imagjinatë. Ai kishte urdhëruar që të merreshin dy foshnje dhe të vendoseshin në një dhomë, pa parë kurrë njeri, pa dëgjuar kurrë gjuhë. Dhe kështu ishte bërë. Kur fëmijtë ishin bërë shtatëvjeç, ai kishte urdhëruar që t’u ndërpritej buka. Dhe për disa ditë ishte ndërprerë. Dikur, nga uria e madhe ata kishin nisur të klithin një thirrje të çuditëshme: bouke, bouke, bouke.
Psamethit mbret i kishin thënë këshilltarët se në ilirishte, ajo ishte fjala për bukën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti