KoloSali Berisha
1. Zhelebonbonet
Sot u ktheva nga Tirana. Asgjë për kalendar. Asgjë për të treguar. Njeriu vjen e shkon. Tirana, ashtu e veshur me zhurmë, mbathur me pluhur, të mbërthen në kaosin e saj të përçudshëm, gllabërimtar. Sa herë këmi folur për të, sa herë jemi fshehur nga prania e saj e padëbueshme në mëngjeset dhe në mbrëmjet tona. Sa herë kemi qenë keq, aq herë na është bërë ëndërr shpëtimtare.
Miqtë kanë punë. Vejnë e vijnë si luftëtarë me heshta prej fjalësh, me mburoja grafikonesh të ububushme për rritje, për standart, për integrime. Përqafojnë dhe ikin. Nga luftërat vijnë dhe në luftëra shkojnë. Janë tubimet zgjedhore, janë ngjyrat dhe tingujt e thirrjet për një fitore të dytë.
Nëpër kurrizin e qytetit që digjet nga vapa, tenorë të plakur frushkullojnë prognozat e kaltra, të kuqe. I dëgjoj te kopshtet e bareve, ku çupa, ndonjëherë edhe të veshura, zbërthejnë me dekoletetë dhe buzkuqët mashtrimtarë enigmën e lëvizjes së lirë, EU-së, NATO-s…
Unë ikë nëpër grahmën e betontë të ngjyrave qesharake me të cilat dikush është kujtuar të shëmtojë shëmtinë e gërdallave të kohës së kuqe. Më kujton zhelebonbonet ky ngjyrim mizor, nënshtrues dhe nënçmues. Një grim i përdalë mbi lëkurë shekullore. Zhelebonbone betoni. Ç’Guliver i ka stisur me kaq mëkat?
2. Antirruga
A duhet të shkoj në një miting zgjedhor? Ia vlen, vetëm për të dëgjuar kolosin e ditëve tona, Sali Berishën. Ia vlen ta dëgjosh dhe të kuptosh se rrethformimi ynë si komb ende nuk ka përfunduar. Ende jemi në rrugëtim, dhe përmbi kalldërmin e shtruar nga Rilindja Kombëtare, përmbi flijimet e mëdha të gjyshërve tanë, keq dhe mnershëm ka shtresuar e kuqja vrastare e diktaturës shkombëtarizuese. Për dhjetvjetsha të tërë kombi ynë ishte vetrobëruar dhe qelbej. Tash është koha e çlirimit. Është koha e rikthimit te vlerat dhe rrënjët antike të kombit tonë, te fisnikëria e tij e fashitur për mijvjeçarë. Dhe këto vlera s’janë veçse gjeni i natyrshëm europian i kombit, që thërret për të zënë hapin drejt horizonteve të reja.
Para dhjetë vjetësh, një nate fundqershori, me vapë dhe me kujë, po kthehesha në Atdhe. Dhe Shqipërinë (gjysmën e ngujuar në kufij të dhunshëm!), që s’e kisha përjetuar kurrë, po e arrija nga deti. S’kisha fjetur gjithë natë, nga tundimi i imazhit të Saj. Ai vërtetë kishte qenë gjithmonë aty, si te secili kosovar. Imazh i shenjtë, shpëtimtar i gjysmës së përtejme. Në ag, mes ditës dhe natës, diku mes ujit të paanë dhe qiellit të fjetur u shfaq Ajo. Apo m’u bë se u shfaq, sepse një lot i padëbueshëm m’u ngjit sysh dhe lëbyri gjithçka.
Nga vaji i përmallimit të tërbuar lindi Ajo, si hije e lodhur. Dhe deti s’po kishte fund.
Nga Durrësi u patëm nisur për në Kukës. Nëpër udhën më të tmerrshme të botës. Nëpër atë Antiudhë, nëpër atë hon të pafund shtegtimi. Patëm bërë 16 orë rrugë gjer në Prishtinë. Një dhembje kozmike ajo rrugë, e cila sikur ishte bërë jo për të lidhur një popull, por pikërisht për të ndarë atë.
Autostrada e re, e ndërtuar nëpër thepisjet e mnershme shqiptare, kjo vepër madhështore, është pëgjigja e gjenit fisnik të popullit tonë kundër amputeve të llahtarëshme të diktaturës dhe retardimit stalinist. Vetëm një vullnet mitik ilir ka mund të bëj këtë mrekulli: thirrja mijvjeçare për bashkim e një populli të nëpërkëmbur. (Kolo)Sali Berisha, mishërimi i kësaj shtytje mijvjeçare i dha fund ndarjes, i dha fund zisë duke krijuar aortën e kombit. Jetiken, themelin e qeniesisë. Si të mos shkoj në miting, si mos ta shoh??
3. Liria
Ne ende nuk jemi krejt të lirë, ne ende jemi larg njëri-tjetrit. Dhembja e madhe është Ilirida. Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë të nënçmuar, të paliri, të pavetrealizuar. Kosova, ngadalë, po vazhdon të hapërojë. Ka aq sabotime në rrugën tonë, aq pengesa, por falë miqve dhe përkushtimit tonë, Kosova po bëhet një shtet i këndshëm.
Por, ne të gjithë që jemi të gjykuar të mbajmë emnin shqiptar, duhet të kemi një qendër graviteti. Artikulimi i një gjuhe të vetme politike shqiptare në këtë rajon aq antishqiptar është i domosdoshëm. Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e BE-së, kjo duhet të rivendos këtë gjuhë të njëzëshme të kombit.
Një Komb – një qëndrim…
Prapë (kolo)Sali Berisha.
(Autori është deputet i Kuvendit të Repblikës së Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti