Nga kush dhe si qeveriset Kosova?
As kërcënimi dhe as fyerja “nuk ia heq pushtetin armikut, por e para e benë të mbrohet më mirë, ndërsa tjetra e dendëson urrejtjen e tij për ty dhe e benë më të zellshëm në përgatitjen e mjeteve për të të dëmtuar”, ka shkruar Makiaveli. Fillova me këtë thënie për t’i dhenë një përkufizim të përafërt gjithë asaj që ka ndodhur, sidomos, ditëve të fundit në politikën kosovare, ku jemi gjendur në mes të një përballje të ashpër fjalësh mes pozitës dhe opozitës. Kjo përballje, nëse asgjë tjetër, do të nxjerr në pah aftësitë dhe dobësitë e palëve në ballafaqim.
Në tentim për t’iu kundërvë dhe hedhë poshtë akuzat e opozitës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Kuvendin e Kosovës, (14 maj), u sugjerojë deputetëve të saj që t’i lexojnë raportet e kohëve të fundit, të cilat e rendisin si të fundit Kosovën për shkallën e ulët të korrupsionit. Por, ky sugjerim i Thaçit nuk zgjati më shumë se një ditë, pasi që UNDP-i (15 maj) publikojë Raportin për Paralajmërim të Hershëm, ku shkruante se gjendja në Kosovë nuk është mirë, se situata ekonomike është e keqe dhe po shkon drejtë thellimit të krizës, se siguria ka degraduar, se kredibiliteti dhe besimi tek puna e qeverisë po bie, se korrupsioni po fiton betejën kundrejt ligjit, se papunësia është e madhe dhe varfëria po rritet, se drejtësisë njerëzit nuk i besojnë etj.
I gjendur në kurth, kryeministri Thaçi ndryshojë fjalët, duke deklaruar, vetëm një ditë pas, se “unë nuk punoj me opinione të sondazheve”. Si goditje e dytë për kryeministrin, po këtë ditë arriti lajmi, se niveli i korrupsionit në Kosovë po shqetëson administratën amerikane dhe se këtë shqetësim do t’ia shpreh udhëheqjes së Kosovës, gjatë vizitës së tij në Kosovë, (18 maj), zv/presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Deklarimet e tilla të pamatura dhe në diskontinuitet nga Thaçi nuk janë as më pak dhe as më shumë se, shprehje e një paaftësie nga ana e kryeministrit dhe qeverisë që drejton, për t’i ndryshuar gjërat në njërën anë, dhe humbje e vizionit për të ardhmen e Kosovës, në anën tjetër.
Raporti i UNDP-së në fakt nuk ka thënë asgjë te re, përveç që ka rikonfirmuar atë që e kemi thënë në vazhdimësi, por që nuk pranohet nga pushteti. Raporti ka vërtetuar një gjendje të rend politike, ekonomike dhe të sigurisë, e cila po shkon çdo ditë e më shumë drejtë recesionit. Në vend që të shohim përmirësim të gjërave, Raporti thotë se Kosova po drejtë një thellimi të krizës së gjithanshme, e cila është rezultat i mungesë së vizionit për t’i bërë gjërat. Ky Raport vërteton pohimet, se ka kohë që qeveria është shkëputur nga realiteti i përditshëm dhe ka harruar njerëzit dhe interesat e tyre.
Kjo gjendje, nëse jo qeverinë, të tjerët duhet t’i alarmojë dhe t’i nxisë për ta kuptuar drejtë drejtimin që ka marr gjendja në Kosovë. Njerëzit e këtij vendi duhet t’i bëjnë shumë pyetje vetës dhe të hapin debat për shkaktarët e kësaj situate, ta pyesin vetën dhe të tjerët se: nga kush dhe si po qeveriset Kosova? Deputetja e koalicionit PDK-LDK, Melihate Tërmkolli, është përgjigjur se, “qeverisja e tanishme është kriminale dhe se Kosova po qeveriset nga kriminelët”. Kjo është akuzë e rendë gjithësie, por e cila të kujton kualifikimet po kaq të rënda që dëgjonim edhe nga PDK-ja kur ishte në opozitë, për koalicionin e kaluar LDK-AAK, për të cilin deklaronte se po “udhëhiqet nga para-politika”.
Megjithatë, cili do që të jetë kualifikimi për këtë qeverisje, ajo që është me kryesorja është, se njerëzve që qeverisin këtë vend u mungon vizioni apo fotografia e të ardhmes së këtij vendi. Pra, problemi është se, ata nuk e dinë si duhet apo do të duhej të dukej Kosova, ta zëmë, pas pesë vjetëve? Kjo tregon se Kosova qeveriset pa agjendë apo ad-hoc, sot për nesër, e cila qasje nuk mund të na ofrojë fare të ardhme. Kjo logjikë e të qeverisurit mund t’i ofrojë të ardhme dhe përfitim vetëm një grupi të caktuar njerëzish, të cilët do t’i përmbledhja brenda “qeverisjes së natës”.
Njerëzit e “qeverisjes së natës” janë shumë me të fuqishëm se ata të qeverisjes së ditës, të cilët kanë pushtetin mbi qeverinë e ditës dhe ia diktojnë agjendën. Në fakt “qeverisja e natës” e shantazhon dhe e ka futur në kurth, me dëshirën e saj, qeverisjen e ditës, e cila nuk është e aftë të futet në “konflikt apo ta luftojë” atë, sepse është zënë peng. “Qeverisja e natës” është shumë me e fuqishme dhe me rrezikshme, sepse i ka në dorë frenjët dhe vendos se, çfarë duhet të ndodh ditën e nesërme? “Qeverisja e natës” kontrollon tenderët, ekonominë informale, punësimin, emërimin dhe shkarkimin e njerëzve nga pozitat e ndryshme, informacionin, ndihmon rritjen e korrupsionit, kriminalitetit dhe veprimtarive të tjera, që shkojnë tërësisht në favor të interesave të ngushta dhe assesi në interes të Kosovës.
Një situatë e tillë sigurisht se shqetëson tani amerikanët, më herët evropianët (Raporti i Progresit i Komisionit Evropian), duhet të na shqetësojë shumë më shumë neve që e përjetojmë mbi kurrizin tonë çdo ditë këtë realitet. Kjo qeverisje e dyfishtë është pasojë e mungesës së guximit dhe aftësive për t’u përballur me të keqen nga ata që kanë ardhur në pushtet me moton për ndryshime dhe luftim të dukurive negative që kanë përcjell qeverisjet e kaluara. Kjo lloj qeverisje tregon kontinuitetin e mendësisë së të qeverisurit nga shekullit XX, ku krijohen heronj duke e “luftuar” kundërshtarin dhe jo duke u angazhuar për ta ndërtuar të ardhmen e përbashkët! Kjo mendësi qeverisëse dëshmon se është e korruptuar dhe e kriminalizuar! Tregon se është e papërgjegjshme apo injorante që të shikon nga pozita e lartë me përbuzje poshtë, duke refuzuar kërkesat dhe ankesat e opinionit publik, por edhe duke përqeshur e injoruar kritikat që shkojnë në adresë të punës së saj.
Kjo mënyrë e të qeverisurit po i shkakton shumë humbje vendit dhe po shkatërron të ardhmen njerëzve në Kosovë, ngase nuk po lejon dhe nuk do të lejojë që të zhvillohen proceset në Kosovë, siç e kërkon qytetari i këtij vendi! Sado që qeverisja e ditës mund të angazhohet për t’i quar përpara proceset, “qeverisja e natës” është ajo që dikton tërësisht procesin që ndodh për tetë orë punë gjatë ditës. Këto veprime janë duke dëmtuar rendë angazhimet e sinqerta për të ndërtuar një shtet funksional, të së drejtës dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Kjo mendësi e të qeverisurit është duke shkatërruar shpirtin protestues dhe kërkues të njerëzve në Kosovë, sepse faktikisht po u dërgohet sinjal që të mos guxojnë të ankohen, sepse kryeministri nuk merr parasysh asnjë ankesë të tyre ose në vazhdimësi do të jenë të mashtruar (kujtoni protestat dhe grevat që kanë përfunduar me premtimin e plotësimit të kërkesave, por që asnjëherë nuk janë plotësuar ato). Kjo sjellje po krijon tek njerëzit bindjen, se në Kosovë nuk mund të ndryshohet asgjë, përmes rrugës paqësore dhe se ata kanë dy zgjidhje, ose të vazhdojnë të heshtin, ose të durojnë derisa të plas kupa!
Por, një gjë nuk duhet harruar, se krijimit të këtij ambienti i ka ndihmuar dhe po i ndihmon edhe faktori ndërkombëtar në Kosovë, për interesa të caktuara, që atyre u shkojnë me shumë për shtati. Ata, me veprimet e veta janë duke dëmtuar ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e debatit në Kosovë. Nuk është demokraci, nëse për çdo gjë je i udhëzuar të veprosh sipas një linjë që ta caktojnë të tjerët, kjo është demokraci e kontrolluar. Nuk është dhe nuk mund të ketë debat, nëse vetëm paraprakisht është vendosur rezultati. Kjo qasje, që i shkon përshtati linjës politike të ndërkombëtarëve, po sjellë mungesë debati dhe po krijon shoqëri parazite në Kosovë. Edhe kur temat hapen, me shpejtësi vjen sinjali, që e gëzon pushtetin, se duhet të përfundoj debati, (Pieter Feith: “regjistrimi i popullsisë fillon në vitin 2011, ndërsa zgjedhjet parlamentare mbahen në fund të vitit 2011”).
Prania ndërkombëtare në Kosovë nuk duhet harruar, se po e dëmton shumë ecjen, zhvillimin dhe rritjen e demokracisë në Kosovë, sepse duke mbyllur debatet dhe ndaluar hapjen e temave të ndjeshme, shoqërinë e Kosovës po e fut çdo ditë e më shumë në qorrsokak! Qasja e tillë po ua le shtegun e hapur politikanëve të ndryshëm në Kosovë që të krijojnë qeveri të ditës dhe “qeveri të natës”. Kjo na thotë se këtu ka një pakt të heshtur mes palëve, që qeveria e ditës të mbetet në pushtet, ( me ndihmën e “qeverisë së natës”), ndërsa që “qeverisja e natës” të vazhdojë e pa trazuar që ta vjedhë dhe shkatërrojë të ardhmen e njerëzve në Kosovë, kurse bashkësia ndërkombëtare të ndihet dhe mbetet e qet. Kjo po na tregon çdo ditë e më shumë se, nga kush dhe si qeveriset Kosova?
Makiaveli shkruante, se “është mençuri ta fshehësh pakënaqësinë tënde ndaj të tjerëve, për sa kohë që kjo nuk të turpëron ose të dëmton”. Mendoj se njerëzit e këtij vendi e kanë mbajtur mjaftë shumë në vetvete pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj që po ndodh në dhe me vendin e tyre, por duket shumë hapur se çdo ditë e më shumë janë duke u turpëruar dhe dëmtuar nga ajo që po i ngjet. Mendoj se njerëzit e këtij vendi çdo ditë e më shumë po turpërohen dhe dëmtohen nga vendimet dhe të bëmat e udhëheqësve së tyre, të ndihmuar nga të dy krahët e lartshënuar, prandaj edhe po shfaqin pakënaqësitë ndaj tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti