Përkëdhelja e gjarprit!
Për shumë vite me radhë njëri ndër kriminelët më të tmerrshëm të Ballkanit, Radovan Karaxhiq kishte arritur “t’i shpëtonte” kapjes, nga kërkimet e shumta të forcave ndërkombëtare dhe atyre të Serbisë, duke u strukur në një qoshe të qetë në njërën nga lagjet e shumta të Beogradit! Dhe, përderisa bashkësia ndërkombëtare shpenzonte miliona dollarë për çdo vjet në kërkim të tij, ai në lagjen e tij të rehatshme vazhdonte të praktikonte mjekësinë alternative, shëtiste lirshëm parqeve, dehej me rakinë e pjekur të kumbullave dhe me këngët çetnike në lahutë, duke u frymëzuar kështu të shkruante edhe poezi dhe përgatitur shfaqje teatrale..
Për shumë kënd u duk e pabesueshme mënyra e tij e maskimit, po la edhe shumë dyshime koha e gjatë 13-vjeçare e fshehjes nga kërkimet e bashkësisë ndërkombëtare, edhe përkundër organizimit të operacioneve të shumta policore në të cilat morën pjesë edhe shërbime inteligjente me kredibilitet. Në disa media perëndimore ndonjëherë shkruhej se Karaxhiqi po lëvizte nëpër drejtime të caktuara apo se fshihet në lokacione të caktuara në Bosnjë, Mal të Zi apo gjetiu, mirëpo ndjekësit e tij kurrë nuk mundën të takoheshin “hundë për hundë” me fantazmën e Ballkanit.
Në një shkrim të 9 majit 2005, i shkruar me rastin e varrimit të nënës së Karaxhiqit, thuhet se ai e dinte mirë se forcat ndërkombëtare në Bosnjë nuk do të provojnë ta arrestojnë, prandaj ai kishte jetuar shumicën e kohës në shtëpinë e tij në Pale, jo larg Sarajevës dhe, nuk ishte shumë vështirë të shihej se kur ai qëndronte në shtëpi e kur largohej që andej. Edhe aktori i njohur amerikan Richard Gere gjatë një xhirimi të filmit "The Hunting Party" në Bosnjë pati deklaruar se vendasit e Karaxhiqit dhe përkrahësit e tij i kishin thënë aktorit se mund të takohej me të po qe se dëshironte.!
Ndoshta një ditë zbardhet misteri “i fshehjes” 13-vjeçare të Karaxhiqit te cilin e kanë ndihmuar politikisht e financiarisht, shërbimi inteligjent në Bosnje, Serbi e Mal të Zi si dhe Kisha Ortodokse serbe.
Arrestimi i kriminelit të luftës Karaxhiq, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid kundër njerëzimit, është mirëpritur jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në mbarë botën.
Arrestimi i këtij krimineli monstruoz, i njohur edhe si arkitekti i gjenocidit dhe krimeve të luftës në Bosnjë, nuk do të thotë se shënon edhe fundin e epokës tragjike për Ballkanin. Një tjetër kriminel i luftës, Ratko Mlladiq, udhëheqës ushtarak, bashkëpunëtor i ngushtë i Karaxhiqit, pjesëmarrës në shumë krime e masakra kundër civilëve boshnjakë, ekzekutues i çdo urdhri të udhëheqësit të tij shpirtëror ende gjendet i lirë, përderisa paqja në Bosnjë edhe pas 13 vitesh pak ka gjasa të jetë e qëndrueshme. Amerika si dhe qindra mijëra viktimat e gjenocidit të shfrenuar të tij presin që edhe ky në një të ardhme të afërt të arrestohet dhe të dërgohet për t’u përgjigjur para Tribunalit të Hagës për krime lufte në Bosnjë.
Sipas parashikimeve të Tribunalit gjykimi i Karaxhiqit mund të fillojë kah fundi i korrikut dhe mendohet të zgjatë afër 2 vite, afat i cili përcakton edhe fundin e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, përderisa muajin e ardhshëm përfundon afati i paraqitjes së dëshmitarëve. Ndoshta kjo është rastësi apo koincidencë pse përfundimi i gjykimit të Karaxhiqit i cili mendoj se do zgjasë më tepër, por edhe përfundimi i mandatit të Tribunalit bëhen në të njëjtën kohë. Atëherë ku mbetet krimineli Mladiq që ende nuk është arrestuar?! A është duke u kërkuar apo sigurisht, Serbia po e ruan edhe atë për ndonjë kompromis politik me BE-në.
Arkitekti i gjenocidit dhe krimeve në Bosnjë, siç dihet, ka refuzuar mbrojte, nuk e ka pranuar aktakuzën për gjenocid e krime të luftës dhe sikurse edhe ish-shefi i tij Milosheviq, të cilin Tribunali nuk arriti ta dënojë për shkak të vdekjes së tij në burg, disa herë e ka akuzuar drejtësinë ndërkombëtare dhe Tribunalin e Hagës me akuza qesharake.
Karaxhiq në përballjene tij me drejtësinë ndërkombëtare po praktikon metodën e mbrojtjes së Milosheviqit. Ai veç ka filluar ta pështjellojë Tribunalin, duke këmbëngulur në një marrëveshje të shumëpërfolur kohëve të fundit në mediat e huaja kinse të bërë me ish-emisarin amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke, që sipas tij, i garantonte imunitet ndaj ndjekjes së tij penale nga Tribunali i Hagës.
Çdoherë që ai del para trupit gjykues këmbëngulë në validitetin e asaj marrëveshje, duke e bërë pikë referimi të mbrojtjes së tij. Kjo mbase mund të jetë edhe shkak i tejzgjatjes së gjykimit të tij, që mund të rrezikojë të ketë të njëjtin fat me kasapin e Ballkanit, Milosheviqin -vdekjen në burg pa pasur mundësi të dënohet.
Serbia dhe shtetet aleate të saj po bëjnë çmos që ta sfidojnë Tribunalin në çdo formë të mundshme, në mënyrë që nëpërmjet gjykimit të Karaxhiqit për gjenocid e krime lufte mos të kategorizohet si shtet që ka kryer gjenocid mbi popujt boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë.
Me të njëjtat premisa ishte zvarritur edhe gjykimi i Millosheviqit që çoi deri në pamundësinë e dënimit të tij për shkak të vdekjes në burg.
Ish-emisari amerikan për Ballkanin Richard Hollbrooke tash emisar special për Afganistanin e Pakistanin disa herë kategorikisht i ka hedhur poshtë pohimet e Karaxhiqit për ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë. Hollbrooke ka thënë se askush nga qeveria amerikane kurrë nuk i ka premtuar dhe nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me Karaxhiqin.
Në anën tjetër, Karaxhiqi duke insistuar në një marrëveshje që i jep atij imunitetin ndaj ndjekjes penale e ka detyruar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës të merret me dëshmitë e tij, duke i shpjeguar vështirësitë e dyanshme të ushtrimit të drejtësisë ndërkombëtare dhe drejtimin diplomatik, shkruan The Internacional Herald Tribune.
Edhe përkundër pohimeve të Karaxhiqit dhe një zyrtari amerikan që punoi për dhjetë vite në Ballkan si dhe një tjetri që ishte i kyçur në procesin e paqes në vitet ‘90-të, që në një intervistë për Times pohojnë ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë, deri më tani një marrëveshje e tillë kategorikisht është mohuar se ekziston dhe nuk është zbuluar asnjë fakt në këtë drejtim.
Edhe vetë Tribunali i Hagës më në fund ka hedhur poshtë pretendimet e liderit të Bosnjës që po gjykohet për gjenocid për imunitet ndaj ndjekjes penale dhe është i bindur se këto janë insinuata të Karaxhiqit për të krijuar konfuzion tek gjykatësit dhe për të blerë kohë.
Baza fundamentale e misionit të Gjykatës së Hagës është vendosja e paqes dhe ruajtja e lirisë, persekutimi i personave që kanë shkelur të drejtat njerëzore duke kryer krime të rënda, masakra të tmerrshme deri në shkallë të gjenocidit. Mirëpo një pjese të gjykatësve të Hagës ne te kaluarën kane treguar se iu mungon vullneti për persekutimin e kriminelëve të luftës në ish-Jugosllavisë apo kanë ndjerë simpati ndaj tyre, siç ishte rasti i kryeprokurores Del Ponte, në procesin gjyqësor kundër Millosheviqit.
Ka pasur raste kur janë bërë edhe gabime të qëllimshme si p.sh. klasifikimi i gjenocidit e krimeve të luftës që bëri Serbia në Kosovë si “dëbim e persekutim”, por jo edhe gjenocid, kur dihet se aparati shtetëror serb, ushtria, policia e njësitë paramilitare i kanë vrarë e masakruar shqiptarët, duke i torturuar në format më çnjerëzore që njeh historia, kanë kryer masakra të tmerrshme të përmasave të mëdha që s’kanë se si të mos klasifikohen ndryshe pos si gjenocid. Për të kulmuar me procesin gjyqësor maratonik ndaj Millosheviqit, kur neglizhenca dhe burokracia e disa gjykatëse në krye me Del Ponten tejkaloi çdo normë morale e juridike.
Kështu, Del Ponte gjithmonë ishte e dyshimtë në ndarjen e drejtësisë dhe se nuk mundi ta fshehë simpatinë dhe apatinë ndaj palëve sado dhelprake dhe e pabesë që ishte nga natyra. Ajo ishte akuzuar edhe nga ish-bashkëpunëtorët e saj më të afërt për fshehjen e fakteve që do të dëshmonin gjenocidin e Serbisë në Bosnjë e Kroaci. Kjo tërthorazi shihet edhe në librin e saj të zi plot shpifje “Gjahu, unë dhe kriminelët e luftës”, ku fare pahetueshëm zbulohen pazaret që ka bërë me kriminelët serbë (gjatë ndjekjes së tyre) dhe me zyrtarët e qeverisë serbe në Beograd, në rastin e Mladiqit e Karaxhiqit si dhe me ministrin serb Svilanoviq, për fshehjen e fakteve e të dhënave që tregojnë qartë gjenocidin serb që kishin organizuar organet shtetërore në mënyrë sistematike në Bosnjë.
Svilanoviq i kishte premtuar Del Pontes se duke e hedhur poshtë aktpadinë e Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid e krime lufte ai do të ndihmonte në arrestimin e Karaxhiqit. Aktpadia e Bosnjës u hodh poshtë dhe Karaxhiqi përfundimisht u arrestua, por jo si rezultat i ndihmës së ministrit serb dhe pas 13 vitesh në kërkim, Del Ponte me disa vartës të saj me veprimet e tyre të pamatura, me gjykimet e tyre bazuar në emocione e jo në fakte, e kanë dëmtuar seriozisht kredibilitetin e kësaj gjykate.
Shpresojmë që kjo praktikë të mos ndiqet në procesin gjyqësor ndaj Karaxhiqit. Procesi gjyqësor ndaj tij nuk duhet të paraqesë vështirësi për gjyqtarët dhe të tejzgjatet si procesi ndaj Millosheviqit sepse ka mijëra fakte autentike e qindra mijëra dëshmitarë të masakrave çnjerëzore, dëbimeve masive dhe politikës shfarosëse që përdori Karaxhiqi ndaj boshnjakëve. Ai ka udhëhequr një plan sistematik të koordinuar, i cili kishte objektiv shkatërrimin e përkatësisë kombëtare boshnjake që kulmon me masakrën e njohur të Srebrenicës, e kryer mu para syve të paqeruajtësve holandezë në zonën që konsiderohej si e sigurt (“safe heaven”). Karaxhiqi e Mlladiqi që kishin ndihmën dhe mbrojtjen e sistemit serb kryen qindra mijëra krime monstruoze, gjenocid e spastrim etnik të popujve joserbë në emër të kërkesës hegjemoniste të krijimit të Serbisë së Madhe. Mentalitet ky që është kthyer ne sëmundje kolektive të shoqërisë serbe, një shoqërie gënjeshtare, maninë e të cilës në kontinuitet vazhdojnë ta trajtojnë si gjë normale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti