LAJMI I FUNDIT:

‘Plisat’ nuk lejuan transferimin e Samirit

‘Plisat’ nuk lejuan transferimin e Samirit

Samir Shaptahoviq nuk do të transferohet në Prishtinë. Kjo tashmë është e sigurt pas një mbledhje që ka pasur kryesia e Sigal Prishtinës me ‘Plisat’. Këta të fundit kanë qenë kategorisht kundër këtij transferimi, pasi ai më herët kishte sharë Prishtinën. Vendimin e tyre e ka respektuar edhe kryesia e ‘Bardhekaltërve’.

Kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati është shprehur se ata janë të vendosur dhe tashmë gjithçka ka përfunduar. Shaptahoviq nuk do të transferohet në Prishtinë.

“Ne i kemi treguar vendimin tonë kryesisë dhe Shaptahoviq nuk do të transferohet në Prishtinë. Arsyet tashmë dihen. Klubi mund të angazhoj çdo lojtar tjetër përveç Samirit. Ne nuk i përzihemi klubit dhe trajnerit të ri, por nuk jemi pajtuar për Samirin. Ai nuk mund të transferohet në Prishtinë dhe kjo çështje ka përfunduar”, ka deklaruar Kastrati për ‘Sport Plus’.

Kryesia pranon vendimin e ‘Plisave’


Kryesia e Prishtinës është pajtuar me qëndrimin e ‘Plisave’. “Ata kanë pranuar vendimin tonë. Për një lojtar nuk ia vlen të humbin tifozët dhe tashmë kjo çështje e mbyllur. Kryesia do të kërkoj lojtarë tjerë për sezonin e ri”, ka pohuar më tej kryetari i ‘Plisave’.

Njëra ndër premtimet e kryesisë ka qenë se sezonin e ri do të kenë ekip edhe më të fortë dhe do të luftojnë për trofe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ligën Ballkanike. “Prishtina do të ketë skuadër më të mirë dhe do të luftoj për trofe në Ligën Ballkanike. Ne besojmë se Prishtina do të arrij suksese sezonin e ri”, theksoi Albert Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori