LAJMI I FUNDIT:

Trepça ka ende borxhe nga sezoni i kaluar

Trepça ka ende borxhe nga sezoni i kaluar

Skuadra mitrovicase Trepça ende nuk i ka filluar stërvitjet për sezonin e ri. Por, ‘Xehetarët’ nuk i kanë shlyer borxhet ndaj basketbollistëve. E, borxhi varet nga lojtari në lojtar. Safet Mustafa thotë se i kanë borxh katër muaj dhe vështirë se do të vazhdon me mitrovicasit .

Njëra nga skuadrat që ende nuk i ka filluar stërvitjet për sezonin e ri është Trepça nga Mitrovica. ‘Xehetarët’ ende nuk i kanë ‘eliminuar’ problemet e vitit të kaluar. Rinovimi i palestrës ‘Minatori’ iu solli shumë probleme, duke pasur probleme me pagesa dhe duke u përballur me shumë probleme tjera. Pagesat ndaj basketbollistëve nuk janë fshirë. E, këtë problem mitrovicasit duhet të zgjidhin para se të fillojë edicioni i ri.

Safet Mustafa thotë se i kanë borxh katër muaj dhe vështirë se mund të vazhdojë nëse nuk hapet palestra ‘Minatori’ këtë sezon.

“E gjitha varet nga ‘Minatori’. Edhe lojtarët tjerë nuk janë shumë të disponuar të vazhdojnë, por nëse rregullohet ‘Minatori’ do të jetë arsye e fortë dhe mund t’i shtyjë basketbollistët tjerë të pranojnë të luajë për ‘Xehetarët’. Nuk ka shumë siguri sa i përket anës financiare”, deklaroi Mustafa për ‘Sport Plus’, duke shtuar: “Mua personalisht mi kanë borxh katër muaj. Por, varet prej lojtarëve. Disave u kanë borxh më shumë e disave më pak. Ende nuk kemi biseduar me kryesinë për borxhe apo për t’ia filluar stërvitjeve për sezonin e ri”, theksoi Mustafa.


Trepça në vitit 2012 fitoi Kupën dhe titullin, por më pas kishte shumë probleme. Në vitin 2013 nuk arriti të hyjë as në ‘play-off’, derisa sezonin e kaluar u eliminua në çerekfinale të Kupës nga Besa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori