LAJMI I FUNDIT:

Edhe zyrtarisht Kosova-Omani luhet në kryeqytet

Edhe zyrtarisht Kosova-Omani luhet në kryeqytet

Edhe zyrtarisht Kosova miqësoren e radhës kundër Omanit, do ta luajë më 7 shtator në Prishtinë.

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten në një konferncën për media, kanë zyrtarizuar miqësoren e radhës, e që kësaj radhë do të luhet në kryeqytet.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se FFK-ja tashmë është bërë pjesë e arenës ndërkombëtare dhe kjo ndeshje është në radhën e ndeshjeve miqësore që do ta zhvillojë Kosova me përfaqësuesen e Omanit në terminet e caktuara nga FIFA.

“Kemi vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe për këtë kemi biseduar me drejtuesit e Komunës së Prishtinës, të ministrisë dhe faktorëve tjerë në mënyrë që të bëhen përgatitjet sa më të mira për ketë ndeshje jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në aspektin përmirësimit të infrastrukturës së vet stadiumit dhe kemi marrë premtimi se do të punohet në këtë drejtim. Kjo na bën më të lehtë punën e të gjithëve dhe besoj se edhe qasjen e mediave”, ka thënë Salihu.


Sipas tij, ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator në orën 16.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Ndërkaq, Agron Selimi nga kompani a AS event si organizatore e ndeshjes, tha se sikur edhe në ndeshjet tjera do të kemi një organizim të mirëfilltë dhe çdo herë do të përpiqemi që ta bëjmë mirë e më mirë për të gjithë.

“Në këtë ndeshje do të ketë befasi të ndryshme dhe ne besojmë se adhuruesit e futbollit në Kosovë do të ndahen të kënaqur”, theksoi ai.

Ndërkaq që në emër të kompanisë “Orange”, e cila ka marrë përsipërdisa evnete gjatë kësaj ndeshjeje ka folur, Latif Maloku, i cili theksoi se “do të kemi para ndeshjes disa aktivitete në sheshin ‘Nëna Terezë’ si dhe ‘NEW BORN’, që besoj se futbolldashësit do të kënaqën para ndeshjes”.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori