LAJMI I FUNDIT:

Qëndresa Ramadani e pakonkurrencë në gjimnastikë

Qëndresa Ramadani e pakonkurrencë në gjimnastikë

Një sport atraktiv dita-ditës po zhvillohet më shumë në Kosovë. Bëhet fjalë për sportin e gjimnastikës që është shumë i dashur dhe i popullarizuar në botë, por tek ne ballafaqohet me shumë probleme. Qëndresa Ramadani është njëra ndër më të dalluarat në gjimnastikë, duke zënë gjithmonë vendin e parë. Në katër gara sa ka marrë pjesë, Ramadani ka fituar 10 medalje të arta. 22-vjeçarja ishte më e mira për vitin 2013 nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

“Me gjimnastikë merrem që nga fëmijëria, ndërsa profesionalisht ushtroj që katër vjet. Jam pjesë e Akademisë së Gjimnastikës Universiteti nga Prishtina. Unë garoj në tri disiplina: parter, paralele e shkallëzuar dhe kali të kapërcimeve”, u shpreh Ramadani për ‘Sport Plus’.

Në të gjitha garat që ka marrë pjesë ajo ka zënë vendin e parë. “Katër gara janë mbajtur deri më tani dhe në të gjitha kam zënë vendin e parë. Kam fituar dhjetë medalje të arta në të gjitha disiplinat. Në gara ndërkombëtare nuk kam marrë pjesë pasi Federata është pranuar në qershor të këtij viti”, theksoi ajo.

Nga një familje sportistësh


Por, si filloi ajo me këtë sport të veçantë. “Gjithmonë më ka pëlqyer gjimnastika. Unë jam prej një familje sportistësh dhe ndoshta kjo është arsyeja që më ka shtyrë të merrem me këtë sport. Një arsye tjetër është sport individual dhe mund t’i shfaqi më shumë aftësitë e mia. Xhaxhai im ka qenë atlet dhe në kërcim së gjati, derisa tre e kanë përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive, si dhe vëllai im”, u shpreh 22-vjeçarja, duke shtuar: “Për fat të keq kushtet janë shumë të këqija. Aty ku ushtroj unë veglat shumë të vjetra dhe aspak të sigurta. Kjo sigurisht se na sjell probleme. Dua t’i falënderoj trajnerët Hamdi Halimi dhe Besim Gashi për sukseset e mia”, nënvizoi Ramadani.

Synimet e Qëndresës

Si çdo sportiste edhe ajo ka synime. “Synimi im është t’i aftësoj të rinjtë për këtë sport që është shumë i popullarizuar në vendet e zhvilluara dhe pse jo një ditë edhe ne të bëhemi konkurrent me ta, pasi që e vetmja gjë që na ndalon neve aktualisht janë kushtet jo të favorshme e jo vullneti ynë dhe interesimi i fëmijëve për gjimnastikë. Unë personalisht nuk mundem të jem pjesëmarrëse e garave ndërkombëtare sepse gjimnastika kërkon një moshë më të re”, shprehet Qëndresa, duke shtuar se pretendojnë të marrin pjesën në Olimpiadën e vitit 2020.

“Ka shumë talent që kanë filluar të merren me gjimnastikë, mirëpo tash për tash nuk janë të përgatitur për arsye tashmë të njohura. Fatkeqësisht nuk mund të jemi pjesëmarrës në Olimpiadën e ardhshme, por pretendojmë në Olimpiadën e vitit 2020, pasi t’i bëjmë përgatitjet e duhura”, përfundoi Qëndresa Ramadani, e cila nuk e ka ndërmend të ndalet për të marrë pjesë në garat e ardhshme në gjimnastikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori