LAJMI I FUNDIT:

‘Heronjtë’ nga Vushtrria pa paga që shtatë muaj

‘Heronjtë’ nga Vushtrria pa paga që shtatë muaj

Historia e djelmoshave që ngritën në qiell emrin e qytetit të Vushtrrisë në futboll, sa është e ëmbël aq është edhe e hidhur. Futbollistët edhe pse shkruan historinë e njërit prej klubeve më të vjetra në Kosovë, Llamkos Kosovës (dikur Kosova e Vushtrrisë), duke e shpallur kampion për herë ta parë dhe pastaj duke e fituar dhe Superkupën, ata nuk janë paguar asnjë cent tash e shtatë muaj.

Borxhin ndaj lojtarëve dhe stafit e konfirmon edhe trajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi. “Tash e shtatë muaj nuk jemi paguar. Klubi ndaj nesh ka borxh katër paga të edicionit të kaluar dhe dy të këtij që sapo ka filluar”, u shpreh fillimisht Ismet Munishi për ‘Sport Plus’.

Edhe pse klubi është në gjendje të vështirë, Munishi thotë se nuk e kanë ndërmend të futen në ‘grevë’. “Ne nuk jemi klub që hyjmë në greva për çdo gjë. Ne kemi luajtur për shkak të qytetarëve të Vushtrrisë, tifozëve ‘Forca’ për t’i gëzuar për herë të parë me titullin e kampionit dhe për këtë nuk jemi aspak pishman”, pohoi ai.

Trajneri tregon se skuadra ka vendosur të luaj pasi që ka marrëveshje me pronarin. “Këtë edicion po luajmë pasi që kemi bërë një marrëveshje me pronarin e klubit Jeton Sadikun, i cili na ka dhënë besën që borxhet do të shlyhen. Duke i parë kushtet ekonomike të vendit tonë, jemi pajtuar që këto vonesa mund të ndodhin”, nënvizoi Munishi.


‘Nuk është i vështirë motivimi’

Për trajnerin Ismet Munishi nuk është i vështirë motivimi i lojtarëve edhe pse nuk e dinë se çfarë është paraja tash e shtatë muaj. “Nuk është e vështirë që t’i motivoj pasi fitorja është në gjakun e këtyre djelmoshave që janë të lidhur shumë për njëri-tjetrin”, deklaroi trajneri kampion. Në pyetjen se nëse kjo gjendje vazhdon kështu a do të largoheni ai u përgjigj: “Jemi duke e pritur pronarin”.

Shoqëria i mban lojtarët të fortë

Njëri ndër më meritorët që Llamkos Kosova u stolis me kurorën e dyfishtë, titull dhe Superkupë, Arbër Prekazi, thotë se deri më tani kanë luajtur pasi një qytet i tërë ka pritur me padurim titullin.

“Kemi luajtur në edicionin e kaluar pasi një qytet i tërë e ka pritur titullin e parë në histori të klubit dhe përkundër faktit që nuk jemi paguar jemi krenar që i kem i bërë të lumtur”.

Ai thotë se për shkak të shoqërisë së mirë dhe atmosferës që mbretëron në skuadër kanë vendosur që të qëndrojnë. “Për shkak të shoqërisë të mirë të gjithë jemi pajtuar që do të vazhdojmë edhe në këtë edicion”, përfundoi Prekazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori