LAJMI I FUNDIT:

Kozniku se shpejti në përfaqësuesen e Kosovës

Kozniku se shpejti në përfaqësuesen e Kosovës

Ish-futbollisti i shquar i Kosovës, Ardian Kozniku shumë shpejt pritet të jetë pjesë e përfaqësues së Kosovës në futboll.

Njeriu që me Kombëtaren e Kroacisë, ka fituar medaljen e bronzte në Kampionatin Botëror të vitit 1198, pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e Shtabit Teknik të përfaqësues sonë.

Burime të KosovaPress-it brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kanë bërë të ditur se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri është duke biseduar me Koznikun për mundësinë që ai të jetë pjesë e përfaqësues sonë.

“Kryetari Vokrri është duke biseduar me Koznikun për të shikuar mundësinë që ish sulmuesi i njohur të jetë pjesë e Shtabit Teknik të përfaqësues sonë”, ka thënë zyrtari i FFK-së.


Por cili do te jetë funksioni i Koznikut në përfaqësuesen tonë? Sipas zyrtarit të FFK-së, Kozniku nuk ia rrezikon pozitën selektorit aktual, Albert Bunjaku, por ish futbollisti gjakovar mund të angazhohet në cilësinë e koordinatorit të përfaqësues.

Kozniku ka disa vite që është duke e kryer zejen e trajnerit në Kroaci. Ndryshe, ish futbollisti disa skuadrave elitare në Kroaci pak ditë më parë në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i gatshëm, dhe se ka bagazh të mjaftueshëm për ta ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës, madje ai ka thënë se është i aftë edhe për të marr “timonin” e përfaqësues sonë. Kozniku kishte thënë se më dëshirën më të madhe do ta priste ftesën e Kosovës.

“Si çdo trajner unë kam shprehur gatishmërinë dhe e ndje vetën se jam i gatshëm të kontribuojë. Unë e ndjeje vetën si lojtar dhe si trajner këtyre viteve ku kam bërë gara edhe me ekipet si Dinamon apo Lokomotivon, por edhe si trajner më kategori të reja. Kështu që kam një përvojë të mirë dhe kam shijuar përvoja të shumta edhe nga gjeneratat e mëhershme dhe kam mësuar nga ta. Nuk e di kush do ta refuzojë ftesën që e thirr Kosova”, kishte deklaruar Kozniku. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori