Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi (52 kg), kampione e botës në xhudo dhe Nora Gjakova (57 kg), janë në formë të mirë dhe të motivuara e presin Kampionatin Botëror që mbahet nga 25-31 gusht në Chelyabinsk të Rusisë.
Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet e fundit në Celje, ishin edhe si finale para ngjarjes më të madhe që mbahet në javën e ardhshme.
“Në Slloveni i kemi pas përgatitjet finale për Kampionatin Botëror. Mendoj që qëllimi i përgatitjeve është përmbushur, për më tutje do të shohim në gara si do ec”, tha Kuka.
Majlinda sa ka arritur të përgatitet dhe sa është e motivuar para ngjarjes së madhe?
“Majlinda gjithmonë e jep maksimumin. Ajo është shembull i punës dhe përkushtimit. Mendoj që kemi bërë punën e duhur”, përgjigjet, Kuka, i cili vlerëson se Nora ka përparuar mjaft mirë në këto përgatitje. “Nora ka përparuar mjaft prej kthimit të saj në gara. Por Botërori është supersfidë e vështirë. Për Norën kësaj radhe nuk është rezultati imperativ”, ka thënë Kuka.
Si gjithmonë në Kampionate Botërore marrin pjesë elita e xhudisteve, a keni taktizuar tash se cilat garuese nuk janë të përshtatshme për Majlindën dhe për Norën?
“Në kategoritë e të dy garueseve ka shumë garuese që janë të rrezikshme. Ka nivel të lartë. Majlinda është bartëse e parë. Ajo mund të ndeshet me japonezen Hashimoto vetëm në gjysmëfinale. Edhe rusja Kuzjutina, që ishte në finale të Kampionatit Evropian me Majlindën, është garuese që mund të ndeshet në luftëra për medalje por jo më herët. Kubanezja dhe francezja, janë medaliste Olimpike, por nuk janë bartëse. Ato mund të jenë në grup kualifikues të Majlindës. Janë të mira dhe s’do të kisha pas dëshirë t’i kemi në luftëra në fillim”, ka thënë Kuka.
Ju si trajner, a jeni në presion të madh para Botërorit apo më i lehtësuar se në Rio?
“Nuk besoj që ka trajner që është i relaksuar Para botërorit. Çdo ditë po stërvitim nga dy orë për të qenë në formë dhe kundër presionit”, tha ai. Kuka tregon se sa është i kënaqur me mbështetjen nga institucionet shtetërore, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe sponsorët. “Shteti e ka rrit nivelin e përkrahjes, kurse i kemi dy sponsorë: Kajot dhe Devolli Company, që po na ndihmojnë, ndërsa KOK-u derisa të pranohet me të drejta të plota, është i limituar në mundësi të përkrahjes materiale”, theksoi Kuka, i cili të premten (22 gusht) me Majlindën dhe Norën udhëtojnë për në Rusi.
“Në Rusi udhëtojmë dy ditë para ditës se garave. Atje do të kemi stërvitje me intensitet të vogël. Stërvitjet e forta kanë përfunduar. Jemi në fazë të akumulimit të forcës”, shtoi ai. “Në Gjermani e Slloveni, kemi pasur përgatitje të forta dhe kanë ndikuar në ngritje të formës gjithsesi”, thotë Kuka.
Majlinda është para në të gjitha renditjet botërore të xhudos, a është ky një lloj motivi edhe më i madh i saj apo si gjithnjë i matur?
“Është një barrë e rëndë por ajo në dy vitet e fundit është xhudistja më e mirë e rruzullit”, tha Kuka, duke shtuar: “Po shkojmë për medalje. Imperativ se kemi të artën, por me rëndësi që garueset të japin maksimumin. Ne atë rast suksesi s’do të mungoj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri