LAJMI I FUNDIT:

Veseli e Ferati të luajnë kundër Omanit?

Veseli e Ferati të luajnë kundër Omanit?

Frederik Veseli dhe Beg Ferati pritet ta forcojnë mbrojtjen e Kosovës për miqësoret e radhës. Ish-reprezentuesit e Përfaqësueses së Zvicrës me shumë gjasë do të jenë nën urdhrat e përzgjedhësit Albert Bunjaku për miqësoren e parë të shtatorit që e luajmë ndaj Omanit në vendin tonë.

Burime të besueshme pranë Përfaqësueses kanë konfirmuar për gazetën Arena se bisedimet me shumë gjasë do të mbyllen me sukses dhe që të dy futbollistët do t’i shohim nën fanellën e Kosovës për miqësoren kundër Omanit.

“Jemi në bisedime me Frederik Veselin dhe Beg Feratin. Me shumë gjasë negociatat do të mbyllen me sukses dhe ata do të jenë të pranishëm për ta zhvilluar miqësoren e 7 shtatorit kundër Omanit. Sa i përket Veselit, ai më herë nuk ka pranuar që të luajë për Kosovën sepse nuk ka qenë i gatshëm”, theksoi një burim për Arenën.

Ndryshe, një gjë e tillë pritet të konfirmohet edhe nga lista përfundimtare e futbollistëve të ftuar për miqësoret e shtatorit, e cila pritet të publikohet shumë shpejtë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori