LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Në Vushtrri shkuam për fitore

Rexhepi: Në Vushtrri shkuam për fitore

Drita e Gjilanit në hapje të edicionit të ri të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll tronditi kampionin e ri, Llamkos Kosovën nga Vushtrria. Drita si mysafir shënoi fitore me rezultat 1:0 dhe me golin e realizuar nga Alban Rexhepi, në minutën e 17-të, i cili shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes vendase.

Drita me kryetrajner të ri, Agron Selmani, e nisin më këmbë të mbarë edicionin e ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Alban Rexhepi, tha se është i lumtur që realizoi golin e fitores dhe sipas tij nuk ishte fitore e papritur. “Natyrisht se ndihem më së i lumtur që arrita t’ia siguroj tri pikët e para ekipit tim që në javën e parë. Ishte dëshira e madhe dhe angazhimi maksimal i të gjithë lojtarëve që të paraqitemi sa më mirë, sepse gjithë opinioni na ka nënvlerësuar dhe ne iu kundërpërgjigjem në fushë”.

“Thënë të drejtën nuk jemi nisur me flamur të bardhë apo të bëjmë një ekskursion. Stërvitjen e fundit i kam thënë trajnerit të kondicionit, Arsim Tërshanit, se unë s’di asgjë tjetër pos që në Llamkos do të fitojmë. Andaj, nuk ka qenë e papritur kjo fitore për neve, mirëpo për opinionin në përgjithësi po!”, tha Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori