LAJMI I FUNDIT:

Rashica në planet e Albert Bunjakut

Rashica në planet e Albert Bunjakut

Milot Rashica pritet të jetë befasia e përzgjedhësit Albert Bunjaku. Talenti i Llamkos Kosovës, duket se ua ka marrë zemrën Bunjakut e Muharrem Sahitit, pas ndeshjes së Superkupës, ku shkëlqeu në fitoren 2:0 ndaj Ferronikelit. Ai shënoi edhe golin e dytë. 18-vjeçari, që është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, do të jetë për herë të parë pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës.

I kontaktuar nga Arena, trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, vlerësoi lart Rashicën, por që nuk konfirmoi nëse do ta ftojnë. Sidoqoftë, “Miloti është një lojtar shumë i mirë dhe një talent i madh. Ne e kemi në përcjellje atë dhe e kemi parë edhe në ndeshjen e Superkupës, ku pati paraqitje shumë të mirë. Ai është në formë të mirë dhe mund të grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e radhës, mirëpo ende nuk kemi vendosur për një gjë të tillë”, tha Muharrem Sahiti për Arenën.

Rashica vlerësohet njëri prej talenti më të mëdhenj që ka momentalisht futbolli kosovar. Ai të mërkurën tha se nuk dinë ende asgjë. “Mua nuk më ka ftuar ende askush. Nuk di asgjë”.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, në javët e ardhshme pritet të dërgohen ftesat për lojtarët. Këtë herë, meqenëse ndeshja Kosova – Omani luhet në datat e lira të FIFA-s, atëherë, Kosova nuk do të ketë probleme me ardhjen e lojtarëve, siç ndodhi në takimet e majit, kur munguan kryesisht lojtarët e Skandinavisë. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori