LAJMI I FUNDIT:

FFK ua rrit mëditjet gjyqtarëve

FFK ua rrit mëditjet gjyqtarëve

Një lajm i mirë për gjyqtarët kosovarë, në prag të fillimit të kampionatit të ri. Tani puna e tyre do të vlerësohet më shumë, për dallim nga e kaluara. Kështu, mëditjet e gjyqtarëve janë rritur gati për 40 për qind më shumë. Tani e tutje, gjyqtari kryesor në Raiffeisen Superligë do të paguhet 100 euro, 35 më shumë se sa deri më tani. Rritjet janë bërë edhe për vëzhguesit dhe kontrollorët.

“Me qëllim të krijimit të kushteve dhe rritjes së cilësisë në ndarjen e drejtësisë KE mori vendim që të rrisë kompensimet për gjyqtarë edhe atë: Gjyqtari kryesor në Raiffeisen Superligë do të kompensohet me 100 euro, asistentët me 80 euro, gjyqtari i katërt me 50 euro, ndërsa vëzhguesi me 80 euro e kontrollori me 60 euro. Në këto shuma përfshihen të gjitha shpenzimet për ta”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Tribuna.

Ngritjet janë bërë edhe në Ligën e Parë dhe në të dytën. “Në ligën e parë, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 80 euro, asistentët me 60 euro, ndërsa vëzhguesi me 70 euro e kontrollori me 50 euro. Në këto shuma përfshihen të gjitha shpenzimet për ta. Në ligën e dytë, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 70 euro, asistentët me 60 euro, ndërsa vëzhguesi me 60 euro. Në ligën e juniorëve, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 40 euro, asistentët me 30 euro, ndërsa vëzhguesi me 40 euro”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori