LAJMI I FUNDIT:

Roberto Carlos me Sivassporin përballë Prishtinës me 6 shtator

Roberto Carlos me Sivassporin përballë Prishtinës me 6 shtator

Njëri nga legjendat braziliane, Roberto Caros, në fillim të muajit shtator do të zbres në Prishtinë.

Ish-ylli i Real Madridit, që tani drejton klubi turk, Sivasspor, më 6 shtator do të luajë miqësoren me kubin më të trofeshëm në vendin tonë, FC Prishtinën.

Krerët e kryeqytetasve të martën në një konferencë për media, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me klubin turk për zhvillimin e miqësores me Prishtinën.

“Bardhekaltrit” që edhe më parë kanë luajtur miqësore me skuadra të huaja, tani do të sprovojnë forcat me Sivassporin, një nga klubet e mëdha turke.


Presidenti i FC Prishtina, Remzi Eupi, është shprehur i lumtur që skuadra e tij do të luajë miqësore me klubin turk, e që sipas Ejupit, kjo sfidë pritet të mbledh tifozë të shumtë, sepse adhuruesit e futbollit tonë do të kenë mundësi që nga afër të prekin futbollistë të klasit evropiane, që drejtohen nga ish asi brazilian, Roberto Carlos.

Ejupi ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë se në paralojë Prishtina-Sivasspor, të luhet edhe një ndeshje revyale, ku do të paraqiten disa nga ish futbollistët tonë të shquar përballë një ekipi ku do të paraqitet edhe Carlos.

“Ndeshja mes Prishtinës dhe Sivassporit është aranzhuar nga Kompania e njohur Marka. Kjo ndeshje do të nis në orën 18:00, por do të shqyrtojmë mundësinë që loja të nis një orë më vonë dhe të luhet nën ndriçimin e reflektorëve, por kjo do ta varët nga ne nëse do të mund të bëjmë të gatshëm ndriçimin”, ka thënë Ejupi.

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje interesante dhe mendoj se interesimi do të jetë i madh, sepse do të vjen Sivasspori, ekipi i madh turk dhe që drejtohet nga ish ylli brazilian dhe i Real Madridit, Roberto Carlos”, tha Ejupi.

Ndërkohë, Mehmet Jarat, përfaqësues i klubit turk, Sivasspor tha se është i lumtur që do të zhvillohet miqësorja mes Prishtinës dhe Sivassporit. Sipas Jarat, kjo ndeshje do të jetë një sinjal i mirë për FIFA, sepse sipas tij, përmes kësaj ndeshje do t’i bëhet e qartë FIFA-së Kosova dhe Prishtina e kanë vendin në shtëpinë botërore të futbollit.

“Faleminderit Prishtinë. Jam shumë i kënaqur që do të zhvillohet kjo ndeshje. Sivasspori është klub i madh në Turqi dhe emblema e klubit është Roberto Carlos. Mendoj se përmes kësaj ndeshje FFA do të marr sinjal të mirë se Kosova dhe Prishtina e kanë vendin aty”, ka theksuar Jarat.

Ai ka shtuar me Prishtinën kanë një projekt të përbashkët, dhe sipas tij, më vonë do të luhet edhe ndeshja e kthimit mes Sivassporit dhe Prishtinës në Turqi.

Ndërkaq, trajneri i FC Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ka thënë se është i vetëdijshëm për cilësitë që ka skuadra turke, por ai premton se Prishtina do të mundohet të bëjë prezantim sa më të mirë në këtë miqësore.

“Ndeshja me Sivassporin do të jetë e rëndësishme, sepse luajmë kundër një skuadre të madhe turke. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën, edhe pse jemi të vetëdijshëm për cilësitë që ka Sivasspori dhe që drejtohet nga braziliani Roberto Carlos. Megjithatë, ne do të mundohemi të bëjmë prezantim sa më të mirë në këtë sfidë ndërkombëtare”, tha Sokoli.

Duhet cekur se Sivasspor sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e tretë, duke qenë në mesin e skuadrave të mëdha turke. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori