LAJMI I FUNDIT:

“Fox Marble” nga Prishtina triumfon në Streetball Saranda 2014

“Fox Marble” nga Prishtina triumfon në Streetball Saranda 2014

Edhe këtë vit ekipet kosovare dëshmuan se janë më të afta sa i përket streetballit se ekipet e Shqipërisë. Kësaj radhe ishte ekipi “Fox Marble” nga Prishtina të cilët në finale mposhtën kampionin e vitit të kaluar “Newborn Prishtina” për t’u kurorëzuar me medalje dhe trofe.

Ekipi prishtinas në përbërje kishte basketbollistë të njohur kosovarë, siç janë Fisnik Juniku, Kreshnik Juniku, Begatim Gashi dhe Besar Ahmeti.

Këta basketbollistë të talentuar së pari i fituan tre ndeshje në grupe duke i mposhtur ekipet si “Hakuna Matata”, “New York Albus” dhe “Saranda Huligans”, e më pastaj në çerekfinale e mposhtën ekipin nga Prizreni “600 qin” dhe në gjysmëfinale skuadrën “Krash”.

Në finale u takuan me kampionin e vitit të kaluar, “Newborn Prishtina”, ekip ky i cili përbëhej nga Albatrit Berisha, Fidan Hamiti dhe Altin Salihi. Finalja ishte vërtetë e “nxehtë” duke dhuruar spektakël për të pranishmit në fushë, mirëpo më të mirë u treguan Fox Marble të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 21-10, dhe kështu e fituan titullin e kampionit.


Fisnik Juniku u zgjedh MVP për të dytën herë radhazi dhe për këtë morri një medalje të veçantë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori