LAJMI I FUNDIT:

Prishtina aranzhon miqësore kundër Sivassporit

Prishtina  aranzhon miqësore kundër Sivassporit

Prishtina do të ketë agjendë të ngjeshur në javët e ardhshme. Klubi më i madh në vend pritet të luajë katër ndeshje miqësore ndërkombëtare. Më e madhja pritet të jetë ajo me turqit e Superligës së Turqisë, Sivasspor. Pas bashkëpunimit që lidhën këto skuadra muaj më parë, miqësorja e parë pritet të ndodh muajin e ardhshëm.

“Në fillim të muajit shtator do të luajmë ndaj Sivassporit në Prishtinë. Për detajet tjera dhe datën opinioni do të njoftohet me kohë. Me Sivassporin do të luajmë edhe ndeshjen kthyese”, deklaroi drejtori i Prishtinës, Sokol Krasniqi për Arenën. Ai bëri me dije se shtabi teknik me në krye Bylbyl Sokolin po negocion me klube shqiptare të Shqipërisë e Maqedonisë, për miqësore tjera. “Trajneri ynë dhe Bordi i klubit po bisedojnë me Kukësin, Shkëndijën e Renovën, për të luajtur miqësore me ta”, shtoi Krasniqi për gazetën.

Në anën tjetër, Sokoli konfirmon se miqësoret në fjalë do të luhen dhe do të jenë ardhje-vajtje. Ai më parë ka drejtuar dy skuadrat nga Maqedonia, Renova e Shkëndija, kurse me Kukësin ishte këtë verë në bisedime. “Ende nuk i kemi caktuar datat, por ndeshjen do të luhen së pari në Prishtinë e më pas në Kukës dhe Tetovë”, bëri me dije Sokoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori