LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti serb nuk trembet nga kërcënimet, vazhdon me Dritën (Video)

Futbollisti serb nuk trembet nga kërcënimet, vazhdon me Dritën (Video)

Futbollisti i Dritës, Aleksandar Sosic, nuk është frikësuar nga kërcënimet që po ia bëjnë bashkëkombësit e tij pse është pjesë e një klubi shqiptar nga Kosova. Ai nuk e ka ndërruar mendjen se me kë do të luajë. 19-vjeçari thotë se nuk do të lëvizë nga skuadra gjilanase.

“Do të vazhdoj të ushtroj me Dritën pasi jetoj këtu me familje, prandaj do të vazhdoj nuk e di edhe sa, por për momentin mbetem”, ka deklaruar Aleksandr Sosic, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ai e pranon se bashkëkombësit e tij e kanë fyer në mënyra nga më të ndryshmet.

“Pas presionit e kam mbyllur Facebookun, pasi kam marr shumë kërcënime dhe më kanë ardhur mesazhe nga më të ndryshmet prandaj e kam mbajtur të mbyllur për tre orë. Tani e kam hapur prapë pasi janë ulur tensionet”, ka theksuar futbollisti.


Sosic bëri bujë në mediat serbe dhe në rrjetet sociale kur vendosi që të luante në Superligën e Kosovës. Serbët reaguan duke e fyer futbollistin e ri, i cili madje kishte thënë se do të dëshironte që në ta ardhmen të luajë edhe për përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori