Emra prestigjioz që janë duke bërë histori në xhudon evropiane; gara ndërkombëtare, kampe trajnimi për xhudistë nga rajoni, kushte të mira për trening, përkushtim institucional, investime të mundshme ndërkombëtare, janë realitete shembullore të arritura me sportin e xhudos.
Mbi 70 sportistë nga vendet fqinje të Kosovës dhe Rumania ndërronin dijenitë e veta në tatamit e ekipit të xhudos Ippon në Pejë, në një ngjarje që është unike për Republikën e Kosovës – këtu të huajt kishin ardhur të mësojnë e jo të na mësojnë.
Në sallën e klubit pejan, që bëri xhudisten aktualisht më të mirë në Evropë në të gjitha kategoritë dhe kampionen e botës në kategorinë -52 kilogram, djersa kishte ngritur nivelin e lagështisë së ajrit përderisa në sallë dëgjohej vetëm zëri i trajnerit Drition Kuka dhe zëri i lëvizjeve të trupit dhe fërkimit të këmbëve me dysheme.
Përderisa Kuka jepte instruksione në shqip dhe anglisht, trajnerët Rumun merrnin shënime dhe kohë pas kohe, përkthenin direktivat e trajnerit kosovarë për xhudistët nga Rumania.
Të rinjtë dhe të rejat nga klubi Dobreta Turnu Severin, qytet i lashtë afër Gjerdapit në kufi me Serbinë, ishin të përkushtuar në përcjelljen e stërvitjes. Ata bënin lufta me kosovarët dhe xhudistët e tjerë nga rajoni. Kështu përgatiteshin për garat e tyre të ardhme.
Figura qendrore e xhudos evropiane Majlinda Kelmendi nuk dallohej në mesin e stërvitjes, me modesti përcjellte tërë stërvitjen, pa ndonjë dallim nga xhudistët tjerë.
Për ekipin Rumun kjo ishte hera e dytë që ata kishin udhëtuar në Kosovë. Herën e parë kishin marrë pjesë në turnirin "Judo for Peace" që organizohet në qytetin e Pejës.
Tash është hera e dytë dhe gjithsesi se Peja për ta ishte një qytet që nuk bënë të shihet vetëm një herë.
“Përshtypja e parë për Pejën është: Këtu më duhet te vijë sërish”, thotë Elena Sterea trajnere e ekipit.
“Herën e parë kemi qenë vetëm për turne, këtë herë kemi ardhur për një periudhë më të gjatë dhe kemi vetëm fjalë të mira: kushte të përkryera”, shton ajo.
Në mesin e ekipit Rumun kishte sportistë gati të gjitha moshave duke përfshi edhe Aleksandër Matei i lindur në vitin 2004, pra vetëm 10 vjeç. Ai tashmë kishte marrë medalje në nivel kombëtare në Rumani, ndërsa në ekip kishte edhe xhudistë që kishin fituar medalje në nivel ballkanik.
“I keni i të gjitha kushtet që të zhvilloni turizëm sportiv!”, përmbledhë përshkrimin e Pejës Elena.
A është problem për një prind rumun që të lejojë fëmijën e tij 10 vjeçar të vijë në Kosovë? Elena thotë se për asnjërin nga rumunët Kosova nuk ka paraqitur një vend ku nuk duhet të shkohet, ndërsa për fëmijët ekipi është familja ndërsa trajnerët janë si prindër.
Kosova në botën e Xhudos ka krijuar një emër, përveç Kelmendit që është xhudistja me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë dhe të dy gjinitë, garuesit tjerë si Nora Gjakova e ranguar e 29ta në botë në kategorinë e vet, Distria Krasniqi e 42ta në botë në kategorinë e vet, dhe Akil Gjakova kampion Evropian për Juniorë, kanë ndihmuar Kosovën që të krijojë një brend të mirë në këtë sport.
Para kampionatit botërorë që do mbahet në gusht Rumunja Elena, e qet Majlindën si favorit, përkundër faktit se në kategorinë e saj konkurron heroina rumune e Xhudos Amndrea Chiou, ish kampione evropiane e ranguar e nënta në botë. "Majlinda i ka të gjitha", thotë ajo.
Emri i Majlinda Kelmendit dhe sukseset e xhudos ka bërë që qyteti i Pejës të lidhet me këtë sport. Sponzori i tashëm i saj është Uji Akull nga Peja, ndërsa Komuna për këtë vit ka ndarë mbi 10 mijë euro për xhudon e qytetit, tregon Engelbert Zefaj, Drejtor i Drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport.
Ai gjithashtu tregon se së shpejti qyteti i Pejës do të krijojë kushte edhe më të mira për këtë sport, por kësaj radhe në pronë publike e jo si deri tash që tërë aktiviteti është duke u bërë në pronë private të trajneri Kuka.
“Komuna ka ndarë tokën dhe jemi duke diskutuar me donatorë japonez për ndërtimin e një salle të xhudos”, ka shtuar Zefaj.
Tashti në Pejë mbi 70 sportistë janë duke u përgatitur për garat e mëtutjeshme. Falë emrit të krijuar të Kosovës në botën e sportit olimpik japonez, qyteti i Pejës konkurron për qendër rajonale të këtij sporti dhe të tërheqë qindra e ndoshta edhe mijëra vizitorë në garat, kampet apo festivalet që mund të lidhen me këtë sport.
Ky është kampi i dytë i cili tërheqë xhudistë përtej fqinjëve të Kosovës, vitin e kaluar në kamp pati edhe legjenda të xhudos nga Hungaria dhe Brazili. Trajneri Kuka ka zbuluar se ka pasur interesim edhe nga xhudistet kubaneze, plane të cilat ende janë pjesërisht të hapura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri