LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Po hapet një kapitull i ri për hendbollin e Kosovës

Krasniqi: Po hapet një kapitull i ri për hendbollin e Kosovës

Për hendbollin e Kosovës po hapet një kapitull i ri. Kështu tha sot ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi gjatë takimit me kreun e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Këshilli i Federatës Botërore të Hendbollit (IHF), e ka miratuar kërkesën e FHK-së për anëtarësim të plotë të përkohshëm në IHF, njofton kumtesa nga MKRS.

Ministri Krasniqi tha se ky është një tregues se sporti kosovar po hap përfundimisht dyert e izolimit dhe tash po vjen koha e prezantimit të barabartë. Me theks të veçantë në këtë takim është biseduar për përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për kualifikimet për botërorin në vitin 2015.

“Ne do të jemi përkrahës të hendbollit ashtu siç edhe kemi qenë gjithmonë dhe jo vetëm për hendbollin. Aq më tepër përkrahja jonë tashmë do të rritet pasi edhe do të kemi edhe një përfaqësuese që do të na përfaqësojë në gara të rëndësishme ndërkombëtare”, tha ministri Krasniqi, teksa ka përgëzuar kryetarin Saraçini për punën e madhe që po bën për masivizimin dhe rritjen e cilësisë në hendboll.

Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini njoftoi ministrin për punën që kanë bërë deri tash dhe përgatitjet për procesin përfundimtar të anëtarësimit në IHF, si dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Ai falënderoi ministrin Krasniqi për mbështetjen, duke e vlerësuar atë si tejet domethënëse për të arriturat që ka shënuar hendbolli kosovar. /Koha/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori