LAJMI I FUNDIT:

Prekazi, trajneri ri i Trepçës ‘89

Prekazi, trajneri ri i Trepçës ‘89

Fahredin Duraku nuk do t’i prijë më Trepçës ‘89. Trajneri i cili skuadrën “xehetare”arriti ta bëjë nënkampion për edicionin e kaluar është ndarë me klubin për shkak se nuk gjetën gjuhë të përbashkët me drejtuesit e saj në plotësimin e disa kushteve.

Vendin e tij do ta zëvendësojë,trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi i cili për shumë vite ishte trajner i kësaj skuadre. Zyrtarë të Trepçës 89 thonë se ndarja me Durakun erdhi si pasojë e disa kushteve të parashtruara nga trajneri në largim e që të pa përballueshme meqë këtë e diktojnë kushtet materiale.

“Nuk kemi arritur marrëveshje për shkak të gjendjes financiare. Zakonisht ne para çdo fillimi të ri të kampionatit verifikojmë koston e shpenzimeve e kjo mbase nuk mund t’i përballonte kërkesat e trajnerit Duraku”, ka deklaruar drejtori sportiv i Trepçës 89,Veton Çitaku.

Ai ka thënë se ndarja me Durkaun është bërë miqësisht pasi që nuk kishte asnjë të keqe tjetër ndërsa që kryesia e klubit ka qenë e kënaqur me punën që ai ka bërë në klub por edhe rezultatet e arritura nën drejtimin e tij.


Çitaku shpreson se edhe me Prekazin,Trepça 89 të jetë një ndër skuadrat më të përfolura në elitën e futbollit kosovar.”Me pakë fjalë jemi dakorduar që timonin e skuadrës ta marrë Rafet Prekazi. Ai do ta drejtorë skuadrën drejtë sukseseve të reja meqë puna dhe cilësitë e tij janë të njohura par klubin tonë. Besoj se Prekazi do ta bëjë komponimin e ekipit në mënyrën sa më të mirë deri në fillim të edicionit të ri”, është shprehur Çitaku. /Indeksonline/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori