LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryetari i Dritës

Jep dorëheqje kryetari i Dritës

Problemet te Drita s’kanë të ndalur. Pas bojkotit të pesë futbollistëve për të cilin raportuam dje, ka ardhur shpejtë edhe dorëheqja e kryetarit Ramadan Bunjaku.

Gjithçka ka filluar nga një mbledhje e thirrur nga bordi i klubit, ku anëtarët e tij e kanë kërkuar dorëheqjen e Bunjakut, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur objektivat. Këtë e konfirmoi Drita përmes një komunikate për shtyp.

“Në një takim të thirrur nga kryetari i bordit, Besim Ismaili, për t’u njoftuar rreth punës së deritanishme të kryetarit të klubit Ramadan Bunjaku, pas një diskutimi të gjatë dhe konstruktiv është kërkuar llogaridhënie nga Bunjaku për mos përmbushjen e objektivave të cilat i patë premtuar para se të bëhet kryetar. Bordi ka konstatuar se Bunjaku nuk i ka kryer përgjegjësit që i ka marrë mbi supe të veta, qe kur u bë kryetar dhe kërkoi nga ai të ofrojë dorëheqjen, gjë që edhe ndodhi nga ana e tij. Drita do të vazhdojë punën gjatë ditëve në vijim me intensitet edhe më të lartë. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, klubi do të udhëhiqet nga bordi”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Ju kujtojmë që Drita është bojkotuar nga Bujar Shabani, Shqipërim Kelmendi, Ardian Limani, Blendim Gashi e Betim Syla, për shkak se kryesia iu ka borxh atyre një pagë.


Kundërpërgjigjet Bunjaku: Më latë vetëm

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramadan Bunjakut. Ai fillimisht i ka thënë gazetës se është dorëhequr pasi që futbollit kosovar i duhen financat dhe jo filozoftë. “Ne mbetëm me pesë lojtarë të ekipit të parë, ku edhe ata i kishin bojkotuar stërvitjet dhe nuk kishin ardhur hiç. Futbollit kosovar i duhen financa dhe jo filozofë. Asgjë tjetër. Unë kam dhënë dorëheqje. Kjo është e vërtetë”, deklaroi Bunjaku për Arenën. Ai e kundërshtoi bordin duke i quajtur arsyetimet e tyre si gënjeshtra. “Ato arsye janë të pavërteta. Janë gënjeshtra. Unë kam punuar ditë e natë, ndërsa ata nuk kanë ardhur që të më ndihmojnë. Unë klubin vetëm nuk mund ta mbajë”, përfundoi i irrituar Bunjaku, i cili u zgjodh kryetar i gjilanasve pas Kuvendit të Klubit. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori