LAJMI I FUNDIT:

FFK vazhdon bashkëpunimin me Raiffeisen Bank

FFK vazhdon bashkëpunimin me Raiffeisen Bank

Banka e njohur Raiffeisen Bank (RFB) do të vazhdojë të mbështes Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Vazhdimi i bashkëpunimi mes Raiffeisen Bank dhe FFK-së është nënshkruar sot në ambientet e hotel “Emerald”.

Në fjalën e ti sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, theksoi se Raiffeisen Bank është partneri më besnik i FFK-ë, gjë që me ndihmën e saj FFK-ja ka arritur të funksionojë në mënyrë normale dhe ka arritur synimet e saj.

Nga mbështetja e RFB kanë përfituar klubet e futbollit, të cilave iu ka hequr një barrë e madhe shpenzimeve financiare. Po ashtu mbështetja nga RFB ka bërë që FFK-ja të arrijë suksese në arenën ndërkombëtare.

“Mendoj se për këto vite kemi ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe korrekt të bashkëpunimit dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Për këto shtatë vite FFK-ja ka përfituar 530 mijë euro, duke na mundësuar të gjithëve neve lehtësi në kryerjen e detyrave dhe obligimeve tona”, tha Salihu.


Nga ana e tij drejtori i RFB z. Robert Wright, në falën e tij është shprehur: “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë e bankës Raiffeisen të shpallë përkushtimin e saj të vazhdueshëm për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ky është viti i shtatë i përkrahjes për futbollin e Kosovës dhe viti i shtatë i bashkëpunimit të shkëlqyer me FFK-në. Që nga fillimi i operimit tonë në Kosovës para 11 viteve ne vazhdimisht kemi investuar në projekte të ndryshme në sport, kulturë, edukim, mirëqenie sociale dhe shëndetësi. Janë shumë aktivitete që nuk mund t’i përmendim në detaje por fokusi i jonë ka qenë sporti në Kosovës dhe përkushtimi i jonë ka qenë përkrahja e FFK-së. Viti i fundit ka qenë vit që mbahet mend pasi që Kosova ka luajtur për herë të parë lojë ndërkombëtare miqësore në mars, pasi që FIFA i ka lejuar një gjë të tillë. Një ndër synimet tona me këtë sponsorizim ka qenë përkrahja e FFK-së për arritjen e ndërkombëtarizimit dhe jemi të lumtur që kjo është arritur. Dëshiroj, të përgëzoj kryetarin Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Salihu dhe gjithë të tjerët në FFK për këtë arritje të mrekullueshme. Normal ka edhe shumë gjëra që duhet t’i bëjmë dhe ne në Raiffeisen Bank jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Federatën që të arrijë synimet edhe në vitet në vazhdim”. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori