LAJMI I FUNDIT:

Eda Zeqiri shkëlqen në Mal të Zi

Eda Zeqiri shkëlqen në Mal të Zi

Eda Zeqiri është kthyer me katër medalje të arta dhe një të argjendtë nga Kampionati i Hapur i Malit të Zi. Në konkurrencën e pioniereve të reja, ajo ka triumfuar në disiplinat: 50 metra – shpinë, 100 metra – shpinë, 50 metra – krol dhe 100 metra – krol, ndërsa është renditur në pozitën e dytë në disiplinën 50 metra – delfin.

Kampionati është zhvilluar në 12 disiplina, ndërsa kanë marrë pjesë garues nga: Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Bosnje e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Rusia. Notarët kosovarë janë paraqitur në pesë kategori (sipas vitit të lindjes), ndërsa janë kthyer me 23 medalje, prej tyre pesë të arta, tetë të argjendta dhe 10 të bronzta.

Përveç Eda Zeqirit, medalje kanë fituar edhe: Rita Zeqiri (e argjendtë në 100 metra – delfinë, e bronztë në 100 m – shpinë), Ardit Hysejini (i bronztë në 100 m – shpinë dhe stafeta 4x50m). Mix- femrat në përbërje: Rita Zeqiri, Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella dhe Eda Zeqiri (e bronztë). Flaka Pruthi ( e bronztë në 50 e 100 metra – shpinë dhe 200 metra – mix), Dion Marmellaku (i bronztë në 50 metra – bretkosë), Melisa Zhdrella (e argjendtë në 50 metra – shpinë, 50 e 100 metra – bretkosë si dhe e bronztë në 50 e 100 metra – krol), Meriton Veliu (i argjendtë në 50 e 100 metra – bretkosë dhe i bronztë në 50 metra – delfinë).

Në përgjithësi, paraqitja e notarëve tanë është vlerësuar shumë e mirë, megjithëse ata veprojnë në kushte mjaft të vështira. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori