Krerët e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), janë shprehur të lumtur me vendimin e Federatës se Hendbollit Botëror (IHF), e cila ka rekomanduar Federatën e Hendbollit Evropian (EHF), që në Kongresin e saj ta pranojë FHK-në me drejta të plota.
Sporti i Kosovës, konkretisht Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), dje ka marrë një lajm mjaft të mirë rreth anëtarësimit të këtij asosacioni sportive në IHF.
Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini të shtunën në një konferencë për media, ka thënë se ky lajm është jashtëzakonisht i mirë për Kosovën, e në veçanti për Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Sipas Saraçinit, lajmi i djeshëm ka gëzuar këtë asosacion sportiv dhe gjithë hendbollashësit, sepse sipas tij, ky lajm zyrtarisht ka të bëjë më pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare.
“Lajmi të cilin e kemi marrë dje zyrtarisht ka të bëjë më pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare, do të thotë Këshilli i Përgjithshëm i IHF-së, ne mbledhjen e vet para dy ditëve në mënyrë unanime ka vendosur që ta pranon respektivisht t’i jep një pozicionim të ri Federatës së Hendbollit të Kosovës që nënkupton t’ia jep pozicionin e federatës më gjitha drejtat. Ky vendim do të hynë në fuqi menjëherë pas pranimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën Evropiane dhe atë në Kongresin i cili do të mbahet në shtator në Dublin të Irlandës”, ka thënë Saraçini.
I pari i FHK-së, ka shtuar se ky informacion përcillet edhe më një informacion tjetër që ka të bëjë me rekomandimin e IHF-së, respektivisht Këshillit të Përgjithshëm të IHF-së të cilët ia drejton Kongresit respektivisht EHF-së, që Federata e Hendbollit të Kosovës të pranohet në EHF në Kongresin e shtatorit.
Saraçini thotë se këto janë lajme shumë të mira për hendbollin tonë. Ai ka vlerësuar lartë punën që bëjnë drejtuesit e FHK-së, por ai nuk harruar të falënderoi edhe ish krerët e këtij asosacioni sportiv si dhe Komitetin Olipmik të Kosovës (KOK) dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Do të thotë janë lajme jashtëzakonisht të mira për hendbolldashësit, lajme jashtëzakonisht të mira për gjithë ata të cilët vite më radhë kanë punuar në këtë drejtim, posaçërisht krerët e Federatës, të mëparshmit edhe të tashmit, por edhe duke e cilësuar angazhimin e Komitetit tonë Olimpik, respektivisht edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit më të cilët bashkërisht kemi punuar në lobimin dhe në arritjen e në këto te arritura që janë jashtëzakonisht pozitive për hendbolli kosovar”, tha Saraçini.
Ndërkohë, Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së, mendon se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve të Evropianit 2018, por ai shpreson se përfaqësuesja jonë do të hynë garat kualifikuese edhe për Botërorin 2017.
“Është e sigurt se në Evropiani 2018 do të hyjmë në kualifikime dhe ato fillojnë në vitin 2015/16, kurse Botërori mbahet me 2017, sepse në 2015 Kampionati mbahet në Katar dhe tashmë është tërhequr shorti, e janë caktuar grupet dhe për këtë shkaka Federata Ndërkombëtare është e munduar që të na pranojë sa më shpejt në mënyrë që ne te jemi në gara për Botërorin 2017”, ka thënë Gjinovci.
Ai beson se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve të Botërorit, derisa ai është i bindur se përfaqësuesja jonë do të jetë pjesë e Evropianit 2018.
Kujtojmë se FHK është e pranuar me drejta të kushtëzuara në EHF që nga 18 dhjetori i vitit 2004, kur iu lejua me klube pjesëmarrja në garat evropiane. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë