LAJMI I FUNDIT:

Me ndeshjen finale u mbyll Kampi Edukativ Nacional

Me ndeshjen finale u mbyll Kampi Edukativ Nacional

Me ndeshjen finale është përmbyllur Kampi Edukativ Nacional për grup-moshën U-15.

Në këtë Kamp që është kampi i pestë me radhë dhe ky është vit jubilar që FFK-ja organizon një kamp të përmasave të tilla, morën pjesë 144 futbollistë nga 7 rajone nga e gjithë Kosova.

Pas tri ditësh punë, lojëra dhe edukim të futbollistëve të rinj nën mbikëqyrjen e kryetarit të shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, përzgjedhësit të përfaqësueses “A” të Kosovës, Albert Bunjaku, ndihmësve të tij Muharrem Sahiti dhe Ahmet Beselica si dhe trajnerëve të rajoneve të futbollit të Kosovës u bë edhe përzgjedhja e 36 futbollistëve më të mirë për pjesën finale, nga të cilët pastaj përzgjedhësit e Përfaqësueses U-15 do të përzgjedhin 22 futbollist që mendohet në të ardhmen të jenë bërthama e përfaqësueses “A”.

U zhvillua edhe ndeshja finale ku 36 futbollistët e ndarë në dy ekipe kaltër dhe verdhë treguan një lojë cilësore korrekte dhe në frymë sportive e ku më të mirë ishin ekipi “Kaltër” pasi fituan me rezultat 2:0.


Duhet theksuar se në këtë viti jubilar ekipeve apo futbollistëve finalist fanellat iu lanë në pronësi të tyre dhuratë nga futbollisti ynë i mirënjohur Emir Bajrami.

Vet përzgjedhësi Albert Bunajku është shprehur i kënaqur me këtë kamp.

“Gjatë këtyre ditëve pamë cilësi të këtyre të rinjve dhe qëllimi i gjithë kësaj pune është formimi i bërthamës së përfaqësueses ‘A’. Përzgjedhja e këtyre djemve është bërë në 4 faza. Së pari janë përzgjedh nga klubet, pastaj nga përzgjedhësi i rajoni, tash nga shtabi teknik dhe trajnerët nga 7 rajonit dhe kjo listë prej 36 futbollistëve do tu dorëzohet përzgjedhësve të përfaqësueses U-15 dhe ata do të përzgjedhin 22 futbollistë që do të përbëjnë këtë përfaqësuese”, ka thënë Bunjaku.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e të gjithëve dhe mendoj se kjo traditë e kampeve duhet të vazhdohet dhe unë shpresoj se FFK-ja do të ndihmojë në përparimin e futbollit të të rinjve”, tha ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori