LAJMI I FUNDIT:

Turneu më i mirë në historinë e streetballit

Turneu më i mirë në historinë e streetballit

Agron Berisha, Artan Kurti, Valentin Spaqi, Pjetër Doda, Safet Gashi, Hysen Bytyqi, Ujkan Karanezi, Arian Qollaku e shumë e shumë ish- basketbollistë, basketbollistë aktiv dhe basketbolliste, të dielën ishin tubuar në fushën e basketbollit të Zona Park për të dhuruar spektaklin që streetballi kosovar në turnet e Prizrenit, kurrë më parë, nuk e kishte parë.

Numri maksimal i 16 ekipeve dhe para se gjithash përbërja e tyre kualitative ka mundësuar ndeshje të forta, të bukura dhe atraktive, shpeshherë shumë dramatike por para se gjithash ferr dhe korrekte.

Me fjalë të tjera, motoja e Shoqatës së Streetballit të Kosovës “music, sun and fun” apo “muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi” u plotësua 100%.

Nëse do të kishim vlerësuar turneun kualifikues të Limak Streetball Kosova 2014 në Prizren me notë nga 1 deri në 10, do ta meritonte 11. Ishte thjeshtë thënë: PERFEKTE


Kush ishte fitues? – Të gjithë

Të gjithë ata të cilët, të dielën, ishin prezent në Zona Park, ishin fitues. Relaksimi dhe zbavitja maksimale në atmosferën fantastike, të krijuar nga muzika, moti i bukur dhe atraksionet streetbollistike janë gjëja më kryesore e super-ngjarjes: Limak Streetball Kosova 2014 në Prizren.

Shikuar në përgjithësi, për Shoqatën e Streetballit të Kosovës, kjo kënaqësi dhe atmosferë ishte në plan të parë kurse vet gara e cila ishte po ashtu tejet interesante dhe sipas vlerësimeve të organizatorëve më e forta e parë ndonjëherë në Prizren, ishte në plan të dytë.

Sidoqoftë, në fund të kësaj ngjarjeje fenomenale, medoemos duhej të nxirrej emri i skuadrës e cila do t’i bashkohej ekipeve Che Bar, HD Club, Mr.Pantina dhe Istogu, katër skuadrave të cilat paraprakisht e kishin siguruar vizën e sivjetme superfinale dhe shprehja e cila në ditët e stome është bërë e rëndomtë në zhargonin e të rinjve, për të përshkruar diçka që është identike apo e njëjtë: “copy paste”, mund të përdoret për turneun e sivjetmë kualifikues të Limak Streetball Kosova 2014 në Prizren.

Tradita në Prizren vazhdoi

Sikurse vitin e kaluar kur streetballisti rumun Bogdan Amarucai e kishte ndezur veturën e tij dhe kishte vozitur nga Bukureshti deri në Kosovë vetëm e vetëm për të marrë pjesë në garat e kampionatit të Kosovës në Streetball 2013 kur fillimisht në Pejë pësoi në gjysmëfinale dhe pastaj vendosi të garojë edhe në Prizren ku triumfoi me ekipin e tij Bob’s Turistat dhe u kualifikua në Superfinale, ashtu edhe sivjet ndodhi “copy paste”.

Bogdan Amarucai apo Bob si e thërrasin shokët e tij kosovar, përsëri e ndezi makinën dhe udhëtoi fillimisht deri në Pejë ku ngjashëm sikurse vitin e kaluar dështoi ta fitoj turneun kualifikues dhe “copy paste” sikurse vitin e kaluar, vazhdoi të kërkoi vizën superfinale edhe në Prizren dhe … ja deshi !

Edhe pse në konkurrencë shumë më të fortë dhe më garuese se sa në Pejë, Turistat e udhëhequr nga Bobi arritën që edhe sivjet, të triumfojnë në turneun kualifikues të Limak Streetball Kosova 2014 në Prizren duke e mbrojtur titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori