LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri, anëtar nderi i Këshillit lokal të Zhegrës

Shaqiri, anëtar nderi i Këshillit lokal të Zhegrës

Këshilli lokal i fshatit Zhegër të Komunës së Gjilanit, ka shpallur Xherdan Shaqirin, anëtar nderi të këtij Këshilli, i cili meqë rast edhe u miratua nga të pranishmit.

Kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu, kishte propozuar që ylli i futbollit botëror me prejardhje nga Zhegra, Xherdan Shaqiri të bëhet anëtar nderi i këtij Këshilli.

Në njoftim thuhet se me numër rekord të pjesëmarrësve me anë të votimit është zgjedhur edhe kryetari i Këshillit, Shemsedin Elezi.

Gjithashtu, është shprehur edhe dëshira që këto zgjedhje të jenë të fundit nën organizimin e Komunës së Gjilanit, që në të ardhmen Gjilani dhe Zhegra të jenë si dy komuna fqinje e të kenë marrëdhënie të veçanta.


Kurse gjatë ditës së djeshme, Zhegra ka zgjedhur Këshillin lokal në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj dhe Selishtë.

Ndërsa, sot do të konstituohet Këshilli lokal i fshatit Livoç i Ulët, i cili mbahet në ora 17:00. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori