LAJMI I FUNDIT:

Boksieret kosovare në Evropianin e Italisë

Boksieret kosovare në Evropianin e Italisë

Donjeta Sadiku dhe Albulena Gubetini janë dy boksieret nga Kosova që për herë të parë do të marrin pjesë në kampionatin evropian për juniore.

Kampionati i 14-të Evropian për juniore (15-16 vjet) dhe të reja (17-18 vjet) mbahet në Assisi të Italisë. Ecuria e përgatitjeve deri më tash ka shkuar mirë dhe do të vazhdojnë për pesë ditë tjera te “Guri i Kuq” në Grykën e Rugovës dhe 10 ditët të tjera në Pejë për evropianin që mbahet nga 19-28 korrik, thuhet në njoftimin e Federatës së boksit të Kosovës.

Boksieret që do të përgatiten janë: Donjeta Sadiku (60 kg) për juniore dhe Albulena Gubetini (75 kg) për të reja. Mehmet Haxhani tha se përgatitjet do të ndahen në dy faza: e para në psikomotorike dhe e dyta, në speciale.

Latif Demolli, thotë se është hera e parë që marrin pjesë në një ngjarje të madhe dhe presin rezultate të mira. Ai tha se kjo është prej garave më të forta dhe medalja do të ketë domethënie të madhe mbase do të jetë edhe historike për Kosovën.


Haxhani u shpreh se boksieret janë në formë të mirë si Donjeta po ashtu edhe Albulena. Sipas tij, është punuar dy herë në ditë dhe janë në çdo aspekt të përgatitura.

Donjeta tha se është hera e parë që merr pjesë në një eveniment të tillë dhe premton se do të jap maksimumin për të marrë më të mirën, kurse Albulena ka një përvojë më të madhe dhe shpreson të kthehet me rezultat impresiv.

Në përgjithësi drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës vlerësojnë se çdo fitore ka rëndësi të madhe se do të mbetet në arkivin e këtij institucioni dhe në përgjithësi sporti të Kosovës, sepse është hera e parë që do të boksojnë si kombëtare e Kosovës (femrat) që nga pranimit në asociacionin më të lart botëror, AIBA. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori