LAJMI I FUNDIT:

Elshani drejt Elbasanit

Elshani drejt Elbasanit

Qemail Elshani është futbollisti i radhës që mund ta përshëndetë futbollin kosovar për t’iu bashkuar atij në Shqipëri.

Mesfushori ofanziv i Drenicës mund të përfundojë te Elbasani ose Teuta e Durrësit, ndërsa një mundësi tjetër për të është Austri.

Këtë e konfirmoi vetë futbollisti, duke u shprehur i gatshëm për një aventurë të mundshme jashtë vendit.

“Përfaqësuesi im po bisedon me Elbasanin dhe Teutën dhe ka gjasa të mira që të shkojë në Shqipëri. Po ashtu, një alternativë tjetër e mirë mbetet Austria. Gjithsesi, unë besoj që jam i gatshëm që ta sprovojë veten edhe jashtë Kosovës e sidomos në Shqipëri, ku nuk mendoj që ka ndonjë dallim të madh të cilësisë”, theksoi ai për Arenën. /Telegrafi/