LAJMI I FUNDIT:

Hajrizi shpreson që Brazili ta fitojë Botërorin

Hajrizi shpreson që Brazili ta fitojë Botërorin

Kupa e Botës në futboll “Brazili 2014” po përcillet me interesim të madh edhe nga basketbollistët kosovarë. Drilon Hajrizi, i cili në edicionin e kaluar ishte anëtar i Pejës, është në mesin e atyre që këtë botëror po e vlerësojnë shumë lart.

“Për mua është ndër kampionatet më interesante që kam pasur rastin t’i përcjell. Është shumë mirë që disa skuadra kanë dalë nga ‘plani i dytë’ dhe kanë arritur rezultate të mira deri në këtë pjesë të garës. Pikërisht kjo është bukuria e sportit dhe shpresoj që edhe në vazhdim të Kupës së Botës nuk do të mungojnë befasitë”, ka thënë Hajrizi.

Megjithëse i pëlqejnë befasitë dhe u gëzohet sukseseve të skuadrave “të vogla”, ai parashikon që titullin e kampionit të botës ta fitojë një kombëtare “e madhe”, derisa dëshira e tij është të triumfojë Brazili. “Është vështirë të parashikohet fituesi, sidomos tani në fazën e eliminimit direkt. Të gjithë e pamë si rrodhi ndeshja ndërmjet Brazilit e Kilit. Sidoqoftë, unë mendoj se kampion do të jetë Brazili ose Holanda, ndërsa dëshira ime është që titullin ta fitojnë brazilianët”, është shprehur Hajrizi. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori