LAJMI I FUNDIT:

Telegram ngushëllimi nga Vokrri për familjen Shabani

Telegram ngushëllimi nga Vokrri për familjen Shabani

Në vazhdim mund ta lexoni telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, drejtuar familjes dhe klubit “Ferronikeli” me rastin e vdekjes së futbollistit Triumf Shabani.

“E nderuara familje e Trimuf Shabanit

Të nderuar drejtues e futbollistë të KF”Ferronikeli”

Lajmi për vdekjen e herëshme e të papritur, të Triumf Shabanit na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj në emrin tim personal, të KE të FFK-së, klubeve, trajnerëve, futbollistëve dhe futbolldashësve anë e kënd Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të thella.


Vdekja nuk zgjedh moshë, ndaj edhe Triumfin e mori në lulen ë rinisë, por për kaq kohë, Triumfi la gjurmë të thella, duke qenë një fëmijë i shkëlqyer i familjes, një shok i mirë, një futbollist që e donte fushën e gjelbër dhe i nderuar në mesin e futbollistëve.

Familja humbi një nga anëtarët më të dashur, Futbolli i Kosovës humbi një futbollist të spikatur në përgjithësi e klubi i futbollit “Ferronikeli” në veçanti, por virtytet që e stolisën Triumfin na bëjnë të gjithëve që ta përballojmë më lehtë humbjen e tij.
Edicioni i ri garues pa Triumfin do të jetë më i varfër, por ai gjithmonë do të kujtohet me pietet nga të gjithë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me nderime të thella,

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori