LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Ferronikeli në zi, Triumf Shabani ndërron jetë në mënyrë tragjike!

Ekskluzive: Ferronikeli në zi, Triumf Shabani ndërron jetë në mënyrë tragjike!

Me shumë keqardhje ju njoftojmë se para disa orësh ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike futbollisti i Ferronikelit, Triumf Shabani.

Burime të Telegrafit thonë se Triumfi ka qenë duke luajtur një ‘termin’ futbolli me shokët e tij kur papritmas ka pësuar një sulm dhe ka rënë në tokë pa ndjenja duke mos reaguar më.

Ky lajm i hidhur ka tronditur tërë futbollistët dhe trajnerët kosovarë të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për Triumfin dhe familjen e tij.

Triumfi ishte vetëm 20-vjeçar dhe nga të gjithë njihet si një djalosh shumë i urtë dhe tejet punëtor.


Redaksia e Telegrafit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shabani dhe miqve të tij. Dheu të qoftë i lehtë Triumf. /Telegrafi/