Gjithçka është gati për fillimin e Limak Streetball Kosova 2014. Drejtuesit e Shoqatës së Streetball Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjithë përgatitjet e duhura për startin e kësaj ngjarje që për një muaj rresht do të prek gjitha qytetet e vendit tonë.
Nesër me fillim nga ora 12:00, në platon para Pallatit të Kulturës në Gjakovë, Shoqata e Streetballit të Kosovës tashmë e pranuar zyrtarisht nga FIBA 3×3 (FIBA Endorsed), për herë të 15-të jubilare do të niset në shtegtimin e saj rreth Kosovës për të sjell kënaqësitë e shoqërimit me muzikë, diell dhe atraksionet e lojsë së basketit 3 kundër 3 apo si e quajmë ne, streetballit kosovar.
Fati dhe rrjedha historike e streetballit kosovar e ka dashur që sivjet, Gjakova të jetë organizatore e fillimit dhe përfundimit të edicionit të 15-të jubilar të streetballit kosovar i cili është emërtuar Limak Streetball Kosva 2014, sipas sponsorit gjeneral, Limak Kosova- Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’’, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Streetball Kosova.
Sipas këtij njoftimi, kampionati i 15-të i Streetball Kosovës do të fillojë nesër në Gjakovë, më pas do të vazhdojë të dielën me 29 qershor në Prishtinë, për të udhëtuar nëpër tërë vendin për një muaj rresht dhe në fund, më 20 korrik aty ku filloi edhe do të përfundoi, në Gjakovë, me Superfinalen e Limak Streetball Kosova 2014, ku 8 skuadrat më të suksesshme do të luftojnë për titull kampioni.
Nesër në Gjakovë, skuadrat do të kenë mundësinë të paraqiten për pjesëmarrje në vendin e ngjarjes, duke filluar nga ora 12 dhe regjistrimet do të pranohen deri në orën 12:45 kur edhe do të mbyllet regjistrimi, do të hedhet shorti, caktohen çiftet dhe më pas, saktësisht në ora 13:00, do të bëhet hapja zyrtare e Kampionatit të 15. të Kosovës në Streetball dhe do të zhvillohet ndeshja e parë e grupit A.
“Bazuar në rregullat e reja të garave sipas FIBA-s anëtare e së cilës është edhe Shoqata e Streetballit e Kosovës, 16 skuadra do të ndahen në 4 grupe dhe secila do të luan me secilën. Në këtë mënyrë ekipeve do t’ju mundësohet që ti zhvillojnë së paku nga tri ndeshje kurse në fund, nga dy skuadrat më të mira të grupeve do të kalojnë në fazën e dytë të garave, atë çerekfinale, prej nga lojërat zhvillohen sipas sistemit të eliminimit deri në shpalljen e kampionit të turneut të parë kualifikues për sivjet: Limak Streetball Kosova 2014-turneu në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Streetball Kosova.
Nesër mbrëma do ta mësojmë superfinalistin e dytë të sivjetmë, kampionin e Gjakovës i cili në Superfinale do t’i bashkohet kampionit të edicionit të kaluar, skuadrës Che Bar (Fikret Shatri, Ismet Ferati, Fisnik Juniku dhe Enver Dili) cila ka fituar të drejtën e kualifikimit direkt.
Sipas Shoqatës së Streetball Kosova, kjo është vetëm njëra nga risitë e edicionit të sivjetmë. Paraprakisht, Shoqata e Streetballit e Kosovës ka marr vendim që tash e tutje, skuadra kampione e Kosovës të fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në Superfinalen e edicionit të radhës. Kështu, kampionia e Limak Streetball Kosova 2014 do të kualifikohet direkt në superfinalen e edicionit Streetball Kosova 2015 e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Prizren. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë