LAJMI I FUNDIT:

Hapet kampi i bejsbollit në Gjakovë

Hapet kampi i bejsbollit në Gjakovë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjergj Dedaj, ka marrë pjesë në hapjen e kampit të sportit të bejsbollit që u organizua në shkollën fillore “Anton Çetta” në Dol të Gjakovës, ku edhe ka filluar promovimi i këtij sporti të njohur amerikan në vendin tonë.

Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë përfaqësues e trajnerë nga SHBA-ja dhe Vjena e Austrisë.

Zëvendësministri Dedaj theksoi se është popullarizimi i këtij sporti është një pasurim shtesë i aktiviteteve dhe ngjarjeve sportive në tërësi që organizohen në vendin tonë.

Hapja e këtij kampi do të jetë një fillimi i përhapjes dhe i zhvillimit të bejsbollit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/