LAJMI I FUNDIT:

Shumë oferta për Hysenagollin

Shumë oferta për Hysenagollin

Endrit Hysenagolli pati një stinor mjaft të mirë te Bashkimi, duke qenë ndër më të merituarit që skuadra prizrenase u rendit në pozitën e tretë në kampionat, ndërsa luajti edhe në finale të Kupës së Kosovës. Anëtari i kombëtares shqiptare në pjesën e parë të kampionatit e kaloi te Peja, por nuk pati shumë hapësirë, qoftë për shkak të konkurrencës së madhe, por edhe për shkak të lëndimeve që e përcollën.

Pas përfundimit të kampionatit Hysenagolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që sërish të jetë pjesë e kampionatit kosovar, por atij nuk i mungojnë edhe oferta tjera. Inkuadrimi i Vllaznisë në Ligën Ballkanike mund të jetë arsye e mjaftueshme që ai t’i bashkohet skuadrës shkodrane, por para se të marrë vendimin do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë.

“Është ende herët të flitet se ku do të luajë në edicionin e ri. Deri tani kam pasur biseda dhe kontakte me përfaqësues të skuadrave të ndryshme, por ende nuk ka asgjë konkrete. E rëndësishme është që ofertat nuk më mungojnë. Sidoqoftë, synimi im është të luaj në një skuadër stabile, e cila ka ambicie të qarta dhe me të cilën kemi ide të përafërta”, ka thënë Hysenagolli, i cili në edicionin e kaluar e pati mesataren më të mirë në kërcime (9.3 për ndeshje). Ai ka shtuar se shumë shpejt do të fillojë të stërvitet individualisht në mënyrë që të jetë i gatshëm për edicionin e ri. /Tribuna/Telegrafi/