LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën mbahet turneu memorial ‘Shemsi Kurtalani’

Të shtunën mbahet turneu memorial ‘Shemsi Kurtalani’

Aktivitetet në boks do të vazhdojnë këtë fundjave me turneun memorial ‘Shemsi Kurtalani’.

KB Drita në bashkëpunim me Federatën e Boksit të Kosovës (FBOXK), do të organizojnë këtë turne, i cili është i dyti me radhë.

“Në turne do të marrin pjesë kadetë, juniorë, seniorë dhe femrat. Të drejtë pjesëmarrje kanë klubet të cilat janë të regjistruara në federatë. Turneu është i mirëseardhur për boksierët e ri që të kenë sa më shumë meçe dhe të fitojnë përvojë të duhur për garat ndërkombëtare. Turneu është vjen në kohën e duhur para Kampionatit Evropian për junior qe mbahet ne Kezsetly te Hungarisë nga 29 qershor deri me 6 korrik dhe Kampionatit Evropian për femra , që mbahet në muajin korrik në Assisi të Italisë”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.

Sipas këtij njoftimi, KB Drita do te marre pjese ne turneun ndërkombëtar për junior dhe kadet ne Podgorice (Mali I Zi), që mbahet më 22.06.2014.


Turneu memorial ‘Shemsi Kurtalani’ mbahet të shtunën në palestrën e sporteve ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan, ndërsa meçet i drejtojnë gjyqtarët: Latif Demolli kryesor, Aliriza Rexhepi, Agim Tahiraj, delegat Elhami Bajrami. /KP/Telegrafi/