LAJMI I FUNDIT:

Melos Gashi pushton Stambollin

Melos Gashi pushton Stambollin

Kosova është e njohur për talentët të mëdhenj në sport, sidomos në sportet luftarake. Është Melos Gashi, një tjetër karateist që po shkëlqen në tapetet e arenës ndërkombëtare.

11 vjeçari nga Prishtina ‘pushtoi’ Stambollin në Kampionatin Ballkanike të karatesë. Gashi me talentin e tij shkëlqeu në Stamboll të Turqisë, Kampionat ky i organizuar nga Federata Ballkanike si njësi e Federatës Evropiane(EKF) dhe Federatës Botërore të Karatesë(ËKF).

Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, ku garuan karateistë nga gjitha shtete e Ballkanit: Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Serbi,Mali i Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi, Rumani dhe Bullgari, prishtinasi preku titullin e kampionit ballkanik.

Gashi pas pesë luftërave të fituara me 6:0 ;9:0 ; 8:0; 7:0 dhe 5:0, ia doli që shpallet kampion ballkanik në kumite, mosha 11-12 vjeç, pesha -40 kg.


Pasi që Kosova nuk është anëtare në Kombet e Bashkuara nuk lejohet të marrë pjesë, e as të jetë anëtare e Federatës Botërore të Karatesë (World Karate Federation) dhe rrjedhimisht Melos Gashi si shqiptar me dyshtetësi (Kosovare dhe Shqiptare) përfaqësoi Shqipërinë, edhe me investime vetanake familjare, por me përkrahjen e trajnerëve dhe drejtuesve të kombëtares dhe vetë Federatës Shqiptare të Karatesë.

Melosi është kampion i trefishtë në Kosovë(2012,2013,2014) si në KATA poashtu edhe në KUMITE. I riu i cili po mahnitë shumëkë me shkathtësitë e tij, është edhe Kampion Botëror në ËSKU(2013) si dhe medalist i bronztë botëror në ËSKU(2012).

Gashi më 31.05.2014 në Kampionatin Shtetëror të Karatesë së Shqipërisë, shpallet Kampion i Shqipërisë dhe fiton të drejtën që zyrtarisht të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në rrafshin ndërkombëtare.

Gashi është në rrugë të mirë dhe bazuar në talentin që posedona, ai ka një e ardhme e ndritshme, duke synuar që një ditë të prek majat e botës në karate. /KP/Telegrafi/